Gazetarja e Fokus, Irena Mulaçka, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se në Klinikën e Onkologjisë, pacientëve që ishin gati të vdisnin, u premtohej një mënyrë për t’ua zgjatur jetën për një shumë të caktuar, por më pas u jepej ilaç për ënjtjen.
“Pra pacientëve që ishin në fazën termike, para se të vdisnin, u premtohej se nëse jepnin 1000-1500 euro do të ndihmoheshin në një farë mënyre për t’u zgjatur jetën.Familjet normalisht, shpresa vdes e fundit, vrapuan te doktori, ia dhanë lekët, por ai u tha infermierëve të pavionit që të bënin terapinë me manitol, që është një ilaç kundër enjtjes, deksazon kortiko, antibiotik dhe vitaminë C”, thotë Mulaçka.
Ajo shton se kjo është një terapi kundër enjtjes që jepet kur pacienti është në fazën e paravdekjes, për të freskuar dhe ulur ënjtjet.
“Është vetëm një nga terapitë që janë manipuluar në klinikë”, shton Mulaçka.
