Nga EVN njoftojnë se sot pa energji elektrike do të jenë disa nga shfrytëzuesit e komunave Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Karposh.
Në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Volterova”, si dhe disa nga shfrytëzuesit nga rruga “Zhivko Firfov”, në Komunën Kisella Vodë. Në të njëjtën komunë, në periudhën nga ora 9:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr,. “Rumena Haxhi Panzova” – rrugica nr. 1.
Në periudhën prej orës 9:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga 5 nga nr. 20 deri në nr. 45, rr. 7 nga nr. 2 deri në nr. 20, rr. 11 nga nr. 2 deri në nr. 15, rr. 15 nga nr. 1 deri në nr. 10, si dhe shfrytëzuesit e vendosur rreth kishës së Shën Pjetrit dhe Palit në Jurumleri, në komunën e Gazi Babës.
