Sfiduesi i Kremlinit, Boris Nadezhdin, ka thënë se ka mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 17 mars në Rusi.
Ish-ligjvënësi lokal është bërë i njohur për kritikat e tij ndaj Putinit dhe pushtimit të Ukrainës.
Nadezhdin ka thënë se ka mbledhur më shumë se 100 mijë nënshkrimet e nevojshme, të cilat i ka dorëzuar te komisioni i zgjedhjeve. Ky komision tani duhet të vlerësojë aplikacionin e tij.
Në shtetin që figurat opozitare janë burgosur ose vrarë, kritikat e Nadezhdinit i ka duruar Putini deri më tani.
Presidenti rus në këto zgjedhje është regjistruar si kandidat i pavarur dhe me shumë gjasë do ta fitojë mandatin e ri gjashtëvjeçar.
Burimi © KOHA.
