-1.2 C
Skopje
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Ndërtim pa leje në Poliklinikën e Bit Pazarit

“Dikush me makineri të rëndë dhe pa leje ndërtimi ka hyrë mbrëmë vonë në ambientet e poliklinikës “Bit-pazar” dhe ka dashur të fillojë me ndërtime”, theksoi për “Sloboden Pecat” drejtori i Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, doktor Viktor Isjanovski.

Sipas tij, autorët e panjohur kanë thyer rrethojën e poliklinikës dhe janë futur në oborrin e objektit shëndetësor.

Dr. Isjanovski rastin e ka denoncuar në polici, nga ku është njoftuar se policia është dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori. /INA/

Të ngjajshme

Të fundit