5.8 C
Skopje
E diel, 8 Shkurt, 2026

Ndihma me ilaçe për civilët kanë hyrë në Ga*za

Një ngarkesë me ilaçe për pengjet izraelite dhe civilët palestinezë është futur në Rripin e Gazës, ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit.

Majed Al Ansari ka shkruar në rrjetin social X se ndihmat për të mirën e civilëve në Gazë kanë hyrë të mërkurën, ka raportuar TheGuardian.

Katari e Franca kanë ndërmjetësuar një marrëveshje që shënoi përparimin e parë të rëndësishëm në bisedimet indirekte mes Izraelit e Hamasit.

Luftimet mes ushtrisë izraelite dhe grupeve të Hamasit po vijojnë në Gazë.

Numri i viktimave palestinezë ka kaluar shifrën prej 24.000 qëkur ka nisur konflikti.

 

Të ngjajshme

Të fundit