31.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Në cilin “FRONT” do të pozicionohet ASH-ja e Taravarit !?

arben taravari

Zhvillime të reja pritet të ndodhin në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Tanimë po shihen edhe lëvizjet e fundit me kyçjen e VV-së për të garuar në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare, 8 maj 2024, informon POPULLI.mk

Informacionet e fundit të cilat po qarkullojnë thuhet se është arritur marrëveshja mes koalicionit “LEN” dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari për kyçjen e tij në anën e opozitës.

Rikujtojmë se ka qenë vetë Arben Taravari i cili ditë më parë tha se nga anketat brenda partiake shumica ka votuar që ASH-ja të dalë në anën e opozitës shqiptare duke e forcuar ‘Frontin Opozitar’ edhe më tepër për zgjedhjet e 8 majit 2024.

“Shumica e anketuesve brenda partisë kanë shprehur dëshirën që të dalim në opozitë për të sjellë ndryshimin siq e kemi bërë deri sot. Një masë tjetër janë për të dalur vetë në zgjedhje ndërsa shumë pak janë për t’u bashkuar me BDI-në”, kishte deklaruar Taravari.

Ditëve në vijim pritet vendimi final i ASH-së se çfarë në të vërtetë do të ndodhë. A është e vërtetë se do t’i bashkohen opozitës apo do të ketë lëvizje tjera!?

@POPULLI.mk