6.8 C
Skopje
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Në ethet e finales së madhe të botërorit! TVM2 bën përgaditjet e fundit për spektaklin e madh futbollistik.

Për gati një muaj rresht ishim dëshmitarë dhe përjetues të shumë emocioneve e dramave të cilat më së miri dinë ti dhuroj futbolli. Të dielën po merr fund ngjarja më e madhe sportive e këtij viti.
Franca apo Argjentina. Kush do të fiton kampionatin botëror Qatar 2022. Kjo është pyetja, përgjigjen e së cilës me plot kureshtje po e presin miljarda futboll-dashës në mbarë globin. E këtë përgjigje do ta mësoni ekskluzivisht në ekranin e TVM2 nesër me fillim nga ora 16.

Për tua zbukuruar shikuesve finalen e madhe, redaksia e sportit po bënë përgaditjet e fundit. Transmetimi do të fillon prej ora 15:00 me analiza të ndryshme në studio, e pastaj për të kurorëzuar këtë një mujor me finalen e madhe.

“Është diçka shumë e veçantë, jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë kolegët që bashkarisht kemi punuar në këtë projekt gjigand gjatë këtyre 30 ditëve. Do të ketë edhe pjesë të studios, para fillimit. Analiza të ndryshme me të ftuar shumë të veçantë, të cilët janë prej ekspertëve më të mëdhenj të futbollit në vendin tonë dhe marrur në përgjithësi është me të vërtetë një privilegj shumë I madh dhe një përgjegjësi për të cilën nevojitet një përgaditje shumë e madhe dhe për të cilën lirisht mund të them se jam thuajse 24 orë me cellular në dorë, por edhe para kompjutorit duke lexuar se cilat janë aktualitetet, risitë më të fundit, por kuptohet edhe statistikat që I bëjnë më të vaçanta transmetimet, komentimet , por edhe I tërheqin shikuesit në mënyrë të ndryshme.”, tha Mustafa Ademi, redaktor i redaksisë së sportit në TVM2.

Duke qenë se vitet e kaluara shqiptarët e vendit tonë e kanë pasur gati se të pamundur të ndjekin transmetime të tilla me komentim shqip, kjo ka rezultuar që një pjesë e madhe e popullatës edhe rregullat e futbollit ti thonë kryeshisht në gjuhë sllave. Një kthesë e madhe u bë në vitin 2002 kur shqiptarët e Maqedonisë patën mundësinë që kampionatin botëror ta shikojnë me komentim në gjuhën shqipe, andaj Ademi apelon që pamarrë parasysh se kush është në vendin e komentimit, shikuesit shqiptarë të ndjekin ndeshjet me komentimin shqip.

“Për fatin tonë të mirë fëmijët tanë dhe të rinjët tanë përcjellin komentimet në gjuhën shqipe, ashtu sipç mendoj se duhet të jetë, në krahasim me disa gjenerata pak më të vjetra të cilët kohë pas kohe variojnë dhe ndryshojnë kanalet duke dashur që të dëgjojnë koemntime edhe në gjuhët tjera, kryesisht në gjuhën maqedone, atë të cilën janë mësuar ta dëgjojnë me vite të tëra në të kaluarën e tyre. Port ash jam I mendimit që pa marrë parasysh është Mustafa Ademi në vendin e komentimit, ndomnjë gazetarë tjetër apo komentatorë nga programi ynë apo nga ndoinjë televizion tjetër, kur është komentimi në gjuhën shqipe duhet ti japim përparësi.”, tha Ademi.

Finalen e madhe me padurim po e presin edhe sport-dashësit në vendin tonë. Për ta kjo finale do të jetë edhe një përballje mes Leo Messit dhe Kylian Mbappes. Të pyetur se cila përfaqsuese do ta ngrit trofeun ata përgjigjen.

“Me asnjërën sjam, mirëpo Franca. Ka ekip më të mirë, ka edhe lojtarë më të mirë.”, u shpreh një qytetar.

“Franca. Mendoj se ka ekip më të mirë.”, tha një qytetar.

“Franca se ka lojtarë më të mirë, individ më të mirë. Unë do të bëj tifo për Francën.”, u shpreh një qytetar.

“Do të doja të jetë Franca. Fillimisht isha për Marokun, por tash jam për Francën sepse nuk e dua Messin.”, tha një qytetar.

“Sipas meje Argjentina do fitojë, sepse ka ekipin më të mirë.”, u shpreh një qytetar.

“Argjentina sepse e ka Messin, është lojtarë më me tituj, ka më shumë emër dhe famë.”, tha një qytetar.

“Argjentina, sepse e dua Messin.”, u shpreh një qytetare.

“Argjentina, se janë më të mirë.”, tha një qytetar.

Si në çdo kampionat tjetër edhe në këtë kampionat kishte shumë surpriza e momente të bukura emocionale, të cilat sigurisht që nuk do të harrohen asnjëherë, por do të ruhen në memorjen e gjithsecilit e do të mbahen mend përgjithmonë.

Të ngjajshme

Të fundit