9.8 C
Skopje
E martë, 24 Mars, 2026

Në Gostivar do të hapet së shpejti Qendra për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje

Këshilli i Komunës së Gostivarit në mënyrë unanime e ka miratuar vendimin për fillimin me punë të Qendrës për strehim të viktimave nga dhuna në familje.

Qendra do të menaxhoet nga organizata joqeveritare “Etika”, e cila u përzgjod nga Komisioni komunal pas shpalljes publike, ndërkaq Komuna e Gostivarit për këtë qëllim ndau 1 milion e 200 mijë denarë.

Për shkak të mbrojtjes së viktiamve të dhunës në familje, vendndodhja e kësaj qendre mbetet sekrete, ndërkaq qendra përfshin mbi 100 metra katror dhe në të do të mund të strehoen deri në 8 viktima të dhunës në familje.

“Si shoqëri kemi nevojë të bashkohemi dhe parandalojmë dhunën dhe të ndihmojmë viktimat e dhunës familjare, ndërkaq dhuna në familje është e papranueshme dhe si e tillë duhet luftuar”, theksohet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Të ngjajshme

Të fundit