Temperaturat e larta kanë pushtuar sërish Italinë, ndërsa meteorologët flasin për një valë tjetër të të nxehtit afrikan.
Në të paktën 16 qytete janë ngritur alarme të kuqe për temperaturat që mund të kalojnë 40 gradë Celsius, ndërsa temperaturat më të larta parashikohen të arrihen ditën e mërkurë.
Sipas meteorologëve, zona me pritshmëri të larta për të nxehtin ekstrem janë Bolonja, Bolzano, Brescia, Firence, Frosinone, Genoa, Latina, Milano, Napoli, Palermo, Perugia, Rieti, Roma, Torino, Trieste dhe Verona.
Meteorologët thonë se për Firencen dhe Bolonjën, alarmi i kuq zgjat deri të mërkurën e 23 gushtit. Në kryeqytetin toskan, temperatura maksimale do të jetë 39 të martën dhe 40 të mërkurën.