7.8 C
Skopje
E premte, 6 Shkurt, 2026

Në kuadër të projektit Jean Monnet Module: “EU multilingualism, Language Education and Intercultural dialogue” -“‭MULTILINGUIZMI, EDUKIMI GJUHËSOR DHE DIALOGU ‬NDËRKULTUROR NË BE”

Kjo Shkollë Verore është një mundësi e shkëlqyer!Në kuadër të projektit Jean Monnet Module: “EU multilingualism, Language Education and Intercultural dialogue” -“‭MULTILINGUIZMI, EDUKIMI GJUHËSOR DHE DIALOGU ‬NDËRKULTUROR NË BE”
(EUMLEID) që po zbatohet nga Kolegji Universitar Wisdom- Tiranë, edhe këtë vit mora pjesë në kursin e dytë veror që u mbajt nga data 10 deri më datë 13 qershor 2023.

Kursi u realizua online në platformën Zoom. Mirënjohëse pafund për profesoreshën Manjola, si drejtuese e projektit, një organizim i mrekullushëm që vetëm ajo mund ta realizoj!
Ligjërata e parë ishte nga Dr. Drita Isufaj me temë: “Përkthimi i veprave letrare si proces që thyen barrierat gjuhesësore mes qytetarëve të Europës. Profesoresha mes tjerash tha:“Nëse nuk do të ekzistonte përkthimi, çdo kulturë do të mbetej periferike. Shkrimtarët krijojnë letërsitë kombëtare, ndërsa përkthyesit krijojnë letërsinë universale”.
Në ditën e dytë të kursit veror u mbajt ligjërata me temë: “Projekti europian: Multulinguizmi në BE dhe politikat gjuhësore” nga prof. Manjola Zaçellari. Ajo u shpreh se: “BE-ja është një organizatë “sui generis”. Është shembulli i bashkëpunimit rajonal dhe modelit të politikës së shek.XXI.
Ndërsa shumëgjuhësia nuk është vetëm shprehje e identiteteve kulturore të BE-së, por ndihmon në ruajtjen e demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies”. Në ditën e tretë të kursit veror “‭
, u mbajt ligjërata me temë: “Multilinguizmi dhe politikat gjuhësore ne shtetet multietnike europiane: Shqipja ne Maqedoninë e Veriut” nga Lirim Shabani. Ai u shpreh se: “Maqedonia e Veriut është një Bashkim Europian në vete për nga diversiteti gjuhësor e kulturor që ka dhe si e tillë duhet t’i ngjajë BE-së edhe për nga niveli i demokracisë, duke mos iu qasur këtij diversiteti me diskriminim.” Në ligjëratën e sotme ndryshe të fundit për këtë shkollë verore prof. Lediana Beshaj e prof. Manjola Zaçellari diskutuan rreth nismave të Bashkimit Europian për gjuhën, për programin Erasmus +, Creative Europe e programe të tjera europiane si dhe për nismën e BE-së për të promovuar mësimin e të paktën dy gjuhëve të huaja për qytetarët europianë.
Profesoreshë Manjola jeni fantastike! Faleminderit për gjithçka! United in diversity! 🇪🇺Manjola Z. Lumani❤️

Të ngjajshme

Të fundit