15.8 C
Skopje
E diel, 26 Prill, 2026

Në Kuvend ratifikim i marrëveshjeve për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të fillojë seancën e 111-të, në të cilën në rendin e ditës së propozuar janë 33 vendime, ligje dhe interpretime autentike.

Në rendin e ditës të seancës, ndër të tjera, janë Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për kthimin e ikonave të eksportuara ilegalisht në vendin e origjinës, Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjës ndërkombëtare për shkëmbimin e të dhënave verifikuese të deklaratave për gjendjen pronësore, Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor, Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të mjekësisë stomatologjike dhe arkitektëve në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Deputetët në kuadër të kësaj seance duhet të votojnë për Propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Automjete, lëxim të dytë, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për energjetikë në Republikën e Maqedonisë, lexim i dytë, propozim-ligji i plotësuar për zooteknikë, lexim i dytë, si dhe propozim ligji i plotësuar për ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë e të ardhurave publike, lexim i dytë.

Në rendin e ditës të seancës është edhe Plani afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse 2023-2032, si dhe më shumë ligje me procedurë të shkurtuar, përkatësisht ndryshime dhe plotësime në Ligjin për ndërveprim në sistemin hekurudhor, ndryshime në ligjin për regjistrimin dhe evidencën e detyrimeve, plotësime në Kodin zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, të paraqitura nga deputetët Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov.

Deputetët duhet të deklarohet edhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vaktin e subvencionuar të studentëve, në procedurë të shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët Jovan Jaulevski, Bojan Stojanoski dhe Eli Panova, si dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vaktin e subvencionuar të studentëve, me procedurë të shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët Monika Zajkova, Sanela Shkrijel, Bobi Mojsovski, Daniela Nikolova dhe Zhaklina Lazarevska.

Gjithashtu, në këtë seancë janë edhe Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore, me procedurë të shkurtuar, i dorëzuar nga deputetët Panço Minov, Marija Kostadinova, Dragica Gjavoçanova, Lolita Ristova, Lubica Spasova, Marija Angellova dhe Marija Koçovska dhe Propozimi-ligji për ndryshimin e Ligjit për Gjuetinë, me procedurë të shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët Panço Minov, Nenad Kociq, Lolita Ristova, Dragica Gjavoçanova, Lubica Spasova, Marija Angellova dhe Marija Koçovska.

Në lexim të parë janë Propozim-ligji për Aviacion, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurinë Ushqimore, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Propozim-ligji për Agjencinë për Luftimin kundër formave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.

Në rend dite të seancës janë edhe raportet vjetore të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për qasje të lirë në informacione publike për vitin 2021 dhe të Këshillit Gjyqësor për vitin 2022.

Si pika 32 dhe 33 janë kërkesat për interpretim autentik të nenit 191 dhe në lidhje me nenin 7 të Ligjit për falimentim, të parashtruar nga deputeti Jovan Mitreski dhe të nenit 20 pika 8 të Ligjit për trajtimin e objekteve të paligjshme, të parashtruara nga kryetar i Komunës së Kavadarit.

Të ngjajshme

Të fundit