-1.2 C
Skopje
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Në Kuvend seanca do të mbajnë dy komisione

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike dhe për çështje për zgjedhje dhe emërime.

Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike do të diskutojnë mbi Projekt-ligjin për plotësim të Ligjit për burime minerale në lexim të parë dhe Vendimin statutar për ndryshimin dhe plotësim të Statutit të Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë të parë.

Në rend dite të Komisionit për zgjedhje dhe emërime vazhdon debati për propozimin për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit për prokurorë publikë.

Të ngjajshme

Të fundit