16.8 C
Skopje
E martë, 28 Prill, 2026

Në Kuvend seanca të tre komisioneve

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje evropiane, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji.

Anëtarët e Komisionit për çështje evropian do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizionin e instrumentit për ndihmë paraaderuese (IPA) (*), me procedurë të shkurtuar.

Në rend të ditës së Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është formimi i Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar dhe për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Para anëtarëve të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji në rend të ditës janë disa pika – Plani financiar për ndryshimin e planit financiar të Ndërmarrjes Radiodifuzive Publike Radiotelevizioni Maqedonas për vitin 2023 – (arh. nr.  08-3782/1); Raporti vjetor për punën e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2022 -(arh. nr. 08-1896/1); Plani financiar i Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2023 – (аrg. nr. 08-4421/1); Plan financiar për ndryshimin e planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2023 –  (аrh. nr. 08-4177/1); Plani financiar i Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2024 -(аrh. nr. 08-5612/1); Raporti për zbatimin e programit vjetor të punës dhe zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2021 – (аrh. nr. 08-2986/1) ; Raporti për zbatimin e programit vjetor të punës dhe zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2022 –  (аrh. nr. 08-2945/1); Raporti vjetor i punës së Agjencisë së Komunikimeve Elektronike për vitin 2022 – (arg. nr. 08-1654/1); Raporti vjetor i punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2021 – (аrh. nr. 08-1460/1) dhe Raporti vjetor i punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2022 –  (аrh. nr. 08-1895/1).

Të ngjajshme

Të fundit