8.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Në përkrahje të eksportit OEMVP viziton sponzorin e tyre ATS Group, lider në industrinë e mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë

Në përkrahje të eksportit OEMVP viziton sponzorin e tyre ATS Group, lider në industrinë e mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë

13.06.2023, Shkup – Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në krye me Kryetarin e saj z. Mendi Qyra, nënkryetarin dhe Drejtorin ekzekutiv vizituan kompaninë anëtare të odës ATS GROUP e cila njëherit është edhe sponsor i OEMVP.

ATS Group është korporatë me bazë në Maqedoninë e Veriut, me mbi 500 punonjës të cilët nëpërmjet teknologjisë më bashkëkohore sjellin një gamë të gjerë produktesh balistike të cilësisë së lartë si dhe prodhimin e municioneve të kalibrit të vogël.

Gjithë këtë, ATS Group e bën duke u mbështetet në përvojën e saj mbi 40 vjeçare, periudhë kjo e cila flet mbi traditën e krijuar në këtë industri e cila e ka ndihmuar edhe të etablohet fuqishëm në tregun vendor por edhe atë global. Ajo paraqet kompani e cila është orientuar kah eksporti dhe është prezente në 56 vende të botës, përmes tre fabrikave të specializuara në fusha të ndryshme.
Në këtë takim përpos që u vizituan hapësirat e anëtarit të OEMVP, u diskutua edhe mbi problematikat dhe sfidat që përballet kompania gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Ekzistimi i OEMVP-së shërben për trajtimin e problemeve të kompanive por gjithashtu edhe në promovimin e suksesit të tyre.

 

 

 

Të ngjajshme

Të fundit