-2.2 C
Skopje
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Nënat me fëmijë e kanë vendin në shtëpi!

Shoqëria që vë dorën në barkun e një gruaje dy muaj pasi ajo të martohet duke pyetur: “A ka diçka?” dhe që shenjtëron shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve me gjithë këtë shenjtërim, është e njëjta shoqëri që nuk bënë asgjë për këtë nënë dhe fëmijen e saj!

Nëse shkon në xhami me fëmiun e saj dhe rastësisht i qanë fëmija, përgjigjja e njerëzve të xhamisë është: “Çka lyp gruja me fëmijë në xhami”!?

1-Në shumë xhami, të cilat ndonjëherë ka sipërfaqe të mëdha dhe kate të larta, askush nuk ka menduar të ndajë një vend për faljen e nënave, ose një dhomë të vogël ku fëmijët të luajnë, ose një oborr aty pranë ku fëmijët mund të mblidhen dhe të ketë aktivitete për ta, kështu që nëna dhe fëmija i saj të marrin pjesë në jetën fetare dhe shoqërore.

2-Në ftesat e dasmave duhet të vendosen gjithmonë në fund të kartolinës fjalët “Mundësisht ejani pa fëmijë”!

Megjithatë, në të gjitha sallat që hapen çdo ditë me miliona para, askush nuk mendon të krijojë një hapësirë ​​/ oborr për fëmijë ku nëna të marrë pjesë dhe fëmija të luajë dhe të marrë pjesë në jetën publike.

3-Në shumë banjo publike, në qendrat tregtare, dyqane të mëdha dhe zonat e piknikut, shumë pak kam parë një vend të caktuar për ndërrimin e pelenave, ndërkohë që kjo nuk paraqet ndonjë barrë të madhe financiare!

Në fakt, mungesa e këtyre hapësirave na tregonë se shoqëria në të cilën jetojmë nuk sheh që fëmijët përbëjnë gjysmën e demografisë së saj, as që kanë nevojë për një banjë si ne!

4-Në ministri, shkolla, universitete, në qendra shëndetësore, në qendra të mëdha sportive shpesh mendohet dhe shpenzohet gjithçka, përveç idesë së një “çerdheje” brenda këtyre institucioneve për fëmijët e punëtorëve ose pjesëmarrësve, në mënyrë që fëmija të jetë nën sytë e nënës së tij.

Pra, është gjithmonë më e lehtë të punësosh një vajzë që nuk është bërë ende nënë, sepse për nënën është gjithmonë më e lehtë të qëndrojë në shtëpi!

Shpesh ndëgjojmë frazën e njohur të nënave që thonë: “Do të doja të merrja pjesë, do të doja të shkoja, do të doja të bëja këtë apo atë, por ku të shkoj me fëmijë”!

Nëna nuk është e mirëpritur në punë, as në xhami, as në sallën e dasmave, as në palestër, as në banja publike, as në rrugët që nuk ishin përgatitur kurrë për të ecur me një karrocë fëmijësh!

Një nënë që do të lindë 3-4 fëmijë p.sh. do të thotë se do të kalojë të paktën 10 vjet në jetën e çerdhes së parë.. Nuk ka asnjë arsye apo logjikë të thuhet se duhet të izolohet për kaq shumë kohë dhe fëmijët mbi të cilët ne numërojmë ëndrrat tona dhe shpresojmë shumë prej tyre në të ardhmen, ata të mos kenë të drejtë të jenë në mesim e jetës tonë publike!
Të ulim pak kokën, t’i kushtojmë vëmendje e kujdes shtatit të vegjël, të fëmijëve tanë, dhe të ngrejmë pak kokën, të durojmë nënën, që meriton gjithë nderin tonë, të ndajmë kudo pjesë për të, ashtu siç e meriton ajo në të vërtetë!

Nga: Halil Avdulli

Të ngjajshme

Të fundit