“Qeveria e politikave të dështuara në MASH kërkon ndihmë vullnetare për grumbullimin dhe furnizimin me libra në shkollat e RMV-së ”
Shtylla e shteteve më të zhvilluara, aty ku edhe po pretendoni me anëtarësu Maqedoninë e Veriut ju dhe shokët qeveritarë, është arsimi!
Ministri i Arsimit dhe Shkencës këtë si duket jo që nuk e di, por qëllimisht po e ujit farën e injorancës së pushtetarëve dhe qeveritarëve, duke nxjerë fruta të kalbura, bashkë me atë edhe arsyetimin ”NUK KA LIBRA”
Ministër, ma shumë libra ka mbledh një aktiviste me punën e saj vullnetare për një bibliotekë, se sa dikasteri yt që ”ka” furnizuar shkolla!
Ministër, kontrolloji buxhetet e keqpërdorura vite me rradhë për investime në arsim nga bashkë-pushtetarët e tu e pastaj ”binde” audicionin se nuk ka mjete për libra!
Ministër, MASH-i nuk është biznes, po përgjegjësi të cilën do ta bartësh si dënim edhe ti edhe kolegët e tu që keni degradu kualitetin e arsimit vitet e fundit!