Ish Ministri i Punëve të Jashtme dhe humësi për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani në një intervistë për “PlusInfo” pat thënë se edhe përkundër asaj që me vite është zyrtar, funksioner dhe profesionit që e ushtron si mjek, nëse nuk merr rrogë për një periudhë ai detyrohet të marrë borxh për të mbijetuar gjatë muajit sepse nuk ka para as për ta kaluar mujin.
“Miqtë më qeshin kur u them se nëse një muaj nuk marr pagë, do të duhet të marr borxh. Njerëzit thonë “nuk ka shanse”, kaq vite zyrtar, kushedi çfarë pritjesh ka për zyrtarët, por ja po e them sinqerisht se nëse një muaj nuk më vjen rroga, unë e kam patjetër të marr borxh që të mbijetoj. Mua mund të më akuzoni për gjithçka por jo për korrupsion. Thjesht e kam kuptuar se korrupsioni është shumë i lidhur me karakterin”, tha Bujar Osmani.
A duhet populli i shkupit Osmanit ti mbledh para Zeqati(lëmoshë) për Osmanin sepse nuk i del rroga nga ajo që e mer ku jemi të vetëdijshëm se populli është në gjendje të varfër nga papunësia!