20.8 C
Skopje
E premte, 26 Korrik, 2024

Nesër dhe pasnesër liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup

Nesër dhe pasnesër në Shkup, kryeministri Kovaçevski do të mirëpresë kolegët e tij nga rajoni në kuadër të nismës “Ballkani Perëndimor dhe BE”.

Në Samit do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës – Borjana Kristo, presidenti i Malit të Zi – Jakov Milatoviq, si dhe drejtori përgjithshëm të Drejtorisë së KE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit – Gert Jan Kopmann.

I pranishëm do të jenë edhe ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën Xhejms Obrajan. Liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian.

Të ngjajshme

Të fundit