Ministri i ri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, viziton nesër Kosovën.
Ai do të pritet me ceremoni nga ministri, Ejup Maqedonci.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 10:00.
