12.8 C
Skopje
E enjte, 10 Tetor, 2024

Netanyahu: Nuk mendojmë ta pushtojmë apo qeverisim Rripin e Gazës!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se vendi nuk po kërkon të pushtojë apo qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës së tij me Hamasin.

Benjamin Netanyahu i tha televizionit amerikan “Fox News” se një “forcë e besueshme” do të ishte e nevojshme për të hyrë në enklavë nëse është e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e kërcënimeve militante.

“Ne nuk kërkojmë të pushtojmë Gazën dhe nuk kërkojmë të qeverisim Gazën”, tha ai, duke shtuar se do të kërkohet një qeveri civile, por se Izraeli gjithashtu do të duhet të sigurojë se një sulm si ai i 7 tetorit, në të cilin Hamasi vrau rreth 1400 njerëz, nuk do të përsëritet më.

“Pra, ne duhet të kemi një forcë të besueshme që, nëse është e nevojshme, do të hyjë në Gaza dhe do të vrasë vrasësit. Sepse kjo është ajo që do të parandalojë rishfaqjen e një entiteti të ngjashëm me Hamasin”, tha ai.

Komentet e Netanyahut në fillim të kësaj jave kishin sugjeruar se Izraeli do të ishte përgjegjës për sigurinë në Gaza, duke tërhequr një përgjigje kritike nga SHBA./21Media

Të ngjajshme

Të fundit