2.8 C
Skopje
E diel, 16 Shkurt, 2025

Nevoja për ribashkimin e Lindjes së Mesme mëse e domosdoshme

Lindja e Mesme, pas ndryshimeve të fundit në Siri, ka nevojë për rishikime gjithëpërfshirëse të opsioneve që janë provuar të jenë të dëmshme për të gjithë, drejt unifikimit të zërit dhe bashkimit të tij për t’u përballur me sfidat dhe rreziqet kryesore me të cilat kryesisht ju vijnë nga axhendat e huaja.

Irani bëri gabime në menaxhimin e dosjes siriane, sepse ajo mbizotëroi mbi mendjen “gjeostrategjike” mbi konsideratat humanitare dhe morale, ndërsa arabët kryen një krim të madh duke u mbështetur në mbrojtjen e jashtme në vend që të mbështeteshin te populli i tyre.

Tani ndoshta ka ardhur koha për mirëkuptime ndërmjet komponentëve kryesorë të rajonit, arabëve, turqve, iranianëve dhe kurdëve, mbi bazën e pavarësisë së vendimmarrjes së rajonit dhe avancimit të tij larg ndërhyrjeve të jashtme dhe flotës së huaj. Lindja e Mesme është një rajon shumë i rëndësishëm gjeopolitik dhe rikuperimi i shpejtë i saj do sjell ndryshime dhe vendime kyçe në arenën ndërkombëtare.

Në vizitën e fundit që e realizoi ministri i jashtëm turk, Dr. Hakan Fidan në Damask, theksoi se nuk ka vend për terroristët e YPG/PKK në të ardhmen e Sirisë, se siguria, sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të gjitha pakicave është thelbësore dhe se sirianët janë në kundërshtim të plotë me ISIS-in, prodhim i huaj që vuri në kurth muslimanë nga rajoni dhe jo vetëm.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet me administratën e re siriane, andaj edhe Turqia shfaqi vullnetin për ta ndihmuar ndërtimin e Sirisë me të gjitha OJQ-të e saj.

Të ngjajshme

Të fundit