-0.2 C
Skopje
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Neziri: Nis projekti i digjitalizimit të ESHPI-së me mbështetje nga Bashkimi Evropian

Sot shënuam fillimin e projektit “Digitalization of State Office for Industrial Property”, në kuadër të të cilit unë si Drejtor, së bashku me bashkëpunëtorët, zhvilluam një takim pune me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Ky projekt është dëshmi e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm ndërmjet ESHPI-së dhe BE-së, në funksion të modernizimit institucional dhe harmonizimit me standardet evropiane.
Me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, po implementojmë sistemin elektronik për menaxhimin e dokumenteve, i cili do të rrisë efikasitetin administrativ, transparencën dhe cilësinë e shërbimeve në fushën e pronësisë industriale. Ky hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit forcon sigurinë juridike, ndërveprueshmërinë me institucionet evropiane dhe kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e reformave dhe zhvillimin institucional të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Eljesa Neziri Drejtor i Entit shtetëror për pronësi industriale

Të ngjajshme

Të fundit