-0.2 C
Skopje
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Neziri: Qëndroj përkrah Izet Mexhitit sepse ai i dha rinisë zë të vërtetë!

Eljesa Neziri ka reaguar publikisht duke shpjeguar arsyet pse vazhdon të qëndrojë përkrah liderit Izet Mexhiti. Sipas tij, dallimi kryesor mes fjalëve dhe veprave u bë i qartë pikërisht në raportin me rininë, informon POPULLI.mk

“Izet Mexhiti e mbajti fjalën dhe i dha rinisë hapësirë, përgjegjësi dhe rol real në vendimmarrje. Për këtë arsye unë dhe shumë të tjerë qëndrojmë fuqishëm pas tij”, thekson Neziri, duke shtuar se ai u largua nga një parti e mbyllur, ku sot po dëshmohet se rinia vetëm përdoret dhe nuk vendos.

Neziri kritikon edhe zhvillimet e fundit në BDI, duke vlerësuar se premtimet për reforma të mëdha përfunduan vetëm me ndryshim rolesh mes të njëjtëve emra. Sipas tij, rinia mbeti sërish në margjina, pa ndikim real, e trajtuar si figurë simbolike dhe jo si forcë ndryshimi. “Lider është ai që i jep krahë rinisë dhe e nxjerr në dritë, jo ai që e mban në hije”, përfundon Neziri. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit