Nga e hëna (19 shkurt 2024), qytetarët që janë fotografuar për pasaportë në objektin e RTVM-së ose në SP Prolet do të marrin SMS porosi se dokumenti i tyre është gati për ta pranuar.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), bën të ditur se e prezanton këtë mënyrë të njoftimit për të lehtësuar procesin e marrjes së dokumenteve të gatshme të udhëtimit, siç janë pasaportat.
Poashtu, qytetarët do të mund që në ueb faqen mvr.gov.mk. të verifikojnë nëse pasaporta e tyre është gati.
“Kjo vlen për qytetarët që janë fotografuar në objektin e RTVM-së ose në SP Prolet. Qytetarët që janë fotografuar në pika të tjera në Shkup apo në qytete të tjera, do t’i marrin pasaportat e tyre në të njëjtën mënyrë si deri tani”, bëjnë të ditur në MPB.
Ministria lut qytetarët të mos vijnë në objektin e RTVM-së nëse nuk kanë marrë SMS porosi ose nëse në ueb faqen e MPB-së nuk ka konfirmim se pasaporta e tyre është gati.
