5.8 C
Skopje
E diel, 8 Shkurt, 2026

Nga Shkupi në Ukrainë, ky është fotografi që i bëri foto Zelenskyy-t

Fotografi shqiptar që e ka fotografuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është Qamuran Latifi nga Shkupi.

Fotografia e publikuar e këtij takimi është realizuar sot (16 janar 2023) gjatë vizitës së ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisësë Veriut, Bujar Osmani,  në Ukrainë me kryetarin e këtij vendi, Volodymyr Zelensky, në kabinetin e këtij të fundit.

Fotografi Qamuran Latifi është pjesë e delegacionit të MPJ-së në Ukrainë.

Me siguri të jesh në një zyrë me Zelenskyn është një ndjenjë e rrallë dhe perfekte. Latifi ndoshta edhe nuk e ka menduar ndonjëherë se do t’i vij rasti dhe ta fotografonte Zelenskyn. Nuk besohet se e ka pasur edhe aq lehtë ta fotografojë të parin e Ukrainës.

Ndryshe, Latifi ka një përvojë të madhe si fotograf dhe vizita e sotme në kabinetin e presidentit ukrainas, Zelensky, është një përvojë e re dhe emocionuese për të./Open-TV/

Të ngjajshme

Të fundit