8.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Mars, 2026

Një ekspert i autorizuar i elektroteknikës dëshmoi në gjykimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë vazhdoi me dëshminë e një eksperit të autorizuar gjyqësor të elektroteknikës, një gruaje që ka qenë shoqëruese e një njeriu të shrirë për mjekim spitalor dhe citimin e titujve të dëshmive me shkrim nga avokatët dhe të akuzuarit.

Eksperti i autorizuar gjyqësor i elektroteknikës, Irfan Shaqiri para gjykatës elaboroi se me urdhër të Prokurorisë Publike ka kryer ekspertizë për indiciet e mundshme për zjarrin e shkaktuar në objektin e spitalit modular.

Ai e shpjegoi pjesën e kyçjes së objektit në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

“E gjithë procedura e kryerjes së instalimit elektrik nga fillimi deri në fund nuk kryhet sipas rregulloreve dhe rregullave për këtë lloj ndërtimi. Vetë akti i lidhjes së objektit në rrjetin e tensionit të operatorit është kryer nga dy punonjës të Spitalit Klinik pa hartuar një dokument, elaborim i cili është i domosdoshëm për këtë tip. E gjithë puna e këtyre dy elektricistëve kryhet pa asnjë mbikëqyrje nga inxhinierë profesionistë të autorizuar elektrikë, të autorizuar nga Dhoma jonë e Inxhinierëve elektrikë”, theksoi Shaqiri.

Sipas konstatimit të ekspertit zbatimi i instalimit elektrin në spitalin modular është realizuar me mungesë të një numri të madh të dokumenteve të nevojshme për këtë tip ndërtimi.

“Objekti, spitali modular, i projektuar dhe i konstruuar nga “Brako” është montuar, sipas tyre, siç është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas deklaratës së tyre, detyrë e tyre ka qenë vetëm ta projektojnë dhe montojnë objektin e lokacionit të dhënë. Nga ana e tyre në pjesën e instalimit elektrik, gjithashtu, nuk ka elaborim, pasi sipas tyre askush nuk ka kërkuar prej tyre të përgatisin dokument të tillë. Mua më është dhënë vetëm një lloj skeme prej tyre, që është element i rëndësishëm në procesin e instalimit elektrik, dokument për të gjitha pajisjet në objekt, por është përgatitur, më është thënë, vetëm për përdorim intern, nuk ishte dokument valid”, theksoi eksperti Shaqiri.

Seanca e radhës do të mbahet më 21 mars. Gjykata kërkoi për atë seancë avokatët e mbrojtjes të tregojnë se për cilat rrethana thirren dëshmitarët e propozuar nga ana e tyre. Gjykatësi i caktoi edhe dy termine për seancë për muajin e ardhshëm gjegjësisht për 4 dhe 25 prill.

Edhe sot para se të fillojë seanca, një grup qytetarësh u tubuan para ndërtesës së gjykatës për ta mbështetur të akuzuarin dr. Boban Vuçevski për të cilin vlerësojnë se si mjek nuk duhet pasur aktakuzë në këtë proces gjyqësor.

Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, doktro Boban Vuçevski dhe një përfaqësues i Spitalit Klinik si person juridik në fillim të gjykimit potencuan se e kuptojnë aktakuzën, por nuk e pranojnë fajin dhe se nuk i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen.

Gjykimi për zjarrin që ka ndodhur më 8 shtator 2021 kur jetën e humbën 14 persona, ndërsa dhjetëra u lënduan filloi më 7 dhjetor 2022 pasi nga shtatori 2022 deri atëherë procesi gjyqësor ishte anuluar disa herë.

Të ngjajshme

Të fundit