Republika e Kosovës ka kërkuar që reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy të esktradohet në Kosovë.
Kjo është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila kërkoi ekstradimit e reperit dhe Dj Crax. Noizy bashkë me DJ Crax janë arrestuar në Shëngjin nga operacioni policor “Fast” Ata ishin shpallur në kërkim nga policia në Kosovë për veprën penale “lëndrim i rëndë trupor”
Noizy dhe DJ Crax, bashkë me Stresin janë përfshirë në një përleshje në një klub të Pejës. I lënduar rëndë mbeti personazhi i njohur i TikTok-ut, Medi Iseni.
Burimi / Gazeta10
