BDI zgjedh Bujar Osmanin për kryetar dege
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka zgjedhur Bujar Osmanin për kryetar dege, vetëm një muaj pas humbjes së tij në garën për kryetar komune.
Vendimi është marrë në kuadër të riorganizimit të strukturave partiake në terren, ku nga BDI theksojnë se Osmani vazhdon të mbetet një nga figurat kryesore të partisë, pavarësisht rezultatit të fundit zgjedhor.
Emërimi i tij ka ngjallur reagime të ndryshme në opinion, pasi vjen menjëherë pas dështimit në zgjedhjet lokale, ndërsa nga partia vlerësohet si një hap për forcimin e degës dhe mobilizimin e anëtarësisë për sfidat e ardhshme politike.
BDI nuk ka dhënë detaje shtesë rreth ndryshimeve të tjera eventuale në strukturat drejtuese.
