-0.2 C
Skopje
E shtunë, 24 Janar, 2026

Një person është gjetur pa shenja jete në pyll në Batllavë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në një pyll në Batllavë.

Viktima është gjetur nga një familjarë i tij, ka bërë të ditur policia.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar familjar i tij është gjetur i shtrirë në pyll pa shenja jete. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thekson policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

 

Të ngjajshme

Të fundit