6.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

NJË PRESIDENT SI KY

NJË PRESIDENT SI KY

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan preku shumë çështje madhore globale në fjalimin e tij nga foltorja e OKB-së me rastin e përvjetorit të 79-të të UNGA-s. Por, një ndër çështjet që mendoj se ishte e rëndësishme që e ngriti ai, kishte të bënte me neutralizimin gjinor dhe sulmin ndaj familjes.

Kjo është një çështje që shpesh shohim që Trump, Meloni, Putin, Orban dhe shumë nga liderët e shquar botëror të mendimit të krahut të djathtë e diskutojnë në media dhe fjalimet e tyre.

Derisa ka qenë një temë e njohur gjatë dy viteve të fundit, është diçka që Erdogan nuk e ka theksuar shumë, kur ai në fakt duhet të jetë një nga zërat kryesorë në këtë çështje duke marrë parasysh ndikimin e tij, njohjen globale, ideologjinë dhe stilin e jetës konservatore.

Ai theksoi se çështja e neutralizimit gjinor tani po kthehet në një imponim global dhe jo në një preferencë, duke e konsideruar një luftë kundër të shenjtës dhe krijimit. Sulmet ndaj institucionit të familjes, që është shtylla bazë e shoqërisë, janë duke u intensifikuar dhe mu për këtë, ai nënvizoi hapjen e diskutueshme të Lojërave Olimpike 2024, për të cilën ai tha se ishte një “turp”.

Një ngjarje sportive e ndjekur nga fëmijë të pafajshëm dhe qindra miliona njerëz të të gjitha moshave dhe besimeve është përdorur në një mënyrë shumë të shëmtuar, për propagandë degjenerizimi, kështu që kjo nuk ka pasur lidhje me sportin dhe kulturën e pastër sportive.

Ai tha se kushdo që ngre zërin kundër këtij projekti të shkatërrimit dhe tregon reagimin më të vogël, duhet ditur se bëhet objekt i fushatave të linçimit. Turqia është e vendosur të thyejë këtë rrethim dhe t’i rezistojë kësaj klime frike me çdo kusht. Për këtë qëllim, Turqia është bërë anëtare e Grupit të Miqve të Familjes së Kombeve të Bashkuara.

Të ngjajshme

Të fundit