11.4 C
Skopje
E shtunë, 17 Maj, 2025

Njerëzit po ikin nga ai, Taravari thotë jemi më të fortët!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një mesazhi publik ka shprehur mirënjohje dhe krenari për strukturat e partisë dhe të gjithë ata që qëndruan të palëkundur në vendimin për dalje nga Qeveria.

“Jam krenar për secilin nga ju që jeni pjesë e Aleancës për Shqiptarët! Jam krenar për të gjithë ju që qëndruat të fortë në daljen tonë nga Qeveria!”, u shpreh Taravari, duke dërguar një mesazh të qartë edhe për ata që, sipas tij, përpiqen të krijojnë perceptimin e përçarjes brenda subjektit.

“Atyre që mundohen të na bëjnë të dukemi të përçarë, ju them se – seriali juaj nuk ka sukses!”, theksoi Taravari, duke nënvizuar se partia që ai udhëheq është “krenarisht më e fortë se asnjëherë”.

Në fund të reagimit të tij, ai rikujtoi fitoren në zgjedhjet lokale, duke e përforcuar mesazhin e unitetit: “Mos harroni: Jemi fituesit e Tetorit!”

Të ngjajshme

Të fundit