13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Maqedoni NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

0
65

 NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup ka kryer analiza të ujit të pijshëm, ndërsa me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm.

“Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 03.11.2025 deri më 07.11.2025 mori 206 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 206 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 50 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.