9.8 C
Skopje
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Numri i viktimave nga sulmi raketor rus në Dnipro ka arritur në mbi 40

Numri i viktimave nga sulmi raketor rus në Dnipro ka arritur në mbi 40 .Shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë janë zbehur ndërsa kërkimi vijon. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar se Ukraina do të marrë së shpejti më shumë dërgesa të armëve të rënda nga vendet perëndimore. Nga ana tjetër Rusia dhe Bjellorusia filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kanë shkaktuar frikë në Kiev dhe Perëndim se Moska mund të nisë një ofensivë të re tokësore në Ukrainë.

Shpresat për të gjetur të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e një blloku apartamentesh në qytetin e Dnipro si pasojë e një sulmi të madh raketor rus, janë zbehur.

Numri i personave të vrarë është rritur në mbi 40, sipas zyrtarëve ukrainas. Operacioni i kërkim-shpëtimit në Dnipro ka vazhduar për gati 40 orë. Gjatë natës ekipet e shpëtimit nxorrën disa të vdekur nën rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe. 39 persona u shpëtuan, 75 u plagosën mes të plagosurve janë 14 fëmijë.

Nuk dihet fati i 35 banorëve të tjerë të pallatit ndërasa vazhdojnë kërkimet për personat e tjerë nën rrënoja. Kryetari i bashkisë së Dnipro, Borys Filatov është shprehur se numri i të vdekurve do të jetë me dhjetëra. Duke marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa në të gjithë Ukrainën , ministria ruse e mbrojtjes bëri të ditur se ia arriti qëllimit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dënoi heshtjen frikacake të popullit rus lidhur me sulmin. Ndërkaq në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës pika qendrore e përpjekjeve të Rusisë për të kapur më shumë territor forcat e Ukrainës ende po luftojnë rreth qytetit të vogël të minierave të kripës, Soledar.

Raporti i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi për një valë tjetër prej më shumë se 55 sulmesh me raketa ruse në 24 orët e fundit. 25 vendbanime në zonën e Bakhmut, duke përfshirë qytetet Soledar u goditën duke përfshirë infrastrukturën civile, në rajonet Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe Kherson.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Ukraina do të marrë së shpejti më shumë dërgesa të armëve të rënda nga vendet perëndimore. Aleatët perëndimorë do të konsiderojnë dërgimin e tankeve luftarake në Kiev përpara një takimi në Ramstein të Gjermanisë të premten e ardhshme, ku qeveritë pritet të shpallin premtimet e tyre të fundit për mbështetje ushtarake.

Nga ana tjetër Rusia dhe Bjellorusia filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kanë shkaktuar frikë në Kiev dhe Perëndim se Moska mund të përdorë aleatin e saj për të nisur një ofensivë të re tokësore në Ukrainë. Dy aleatët do të kryejnë stërvitje të forcave ajrore nga 16 janari deri në shkurt duke përdorur të gjitha fushat ajrore ushtarake të Bjellorusisë. Minsk ka deklaruar se stërvitjet ajrore janë mbrojtëse dhe nuk nënkuptojnë luftë. Kanalet jozyrtare të monitorimit ushtarak Telegram kanë raportuar një sërë luftëtarësh, helikopterësh dhe avionësh transportues ushtarakë që vijnë në Bjellorusi që nga fillimi i vitit.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Të ngjajshme

Të fundit