15.8 C
Skopje
E diel, 22 Mars, 2026

Nxënësit shqiptarë përsëri diskriminohen, materialet në garat matematikore vetëm në gjuhën maqedone!

Garat organizohen nga Shoqata e Matematicintëve të Maqedonisë, e mbështetur nga MASH. Anëtari dhe Profesori i matematikës Emin Durmishi pohoi se materialet botohen vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa sqaroi se ka kërkuar që këto materiale të botohen edhe në gjuhën shqipe, por për shkak mos interesimit të lartë kërkesa e tij nuk është aprovuar.

“Pasi viteve të fundit vërehet shtim i interesimit nga shkollat fillore edhe në gjuhën shqipe për pjesëmarrje në garat e matematikës të organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të Maqedonisë dhe pas reagimeve nga opinioni publik, ju sigurojmë që nga viti i ardhshëm do të sigurohet përkthimi në shqip i rubrikave të detyrave përgatitëse për gara të revistave në fjalë dhe do të shqyrtohet mundësia e botimit të plotë të revistave edhe në gjuhën shqipe”, tha Emin Durmishi – Anëtar i Shoqatës së Matematicintëve të Maqedonisë.

Kontrrolluam edhe ueb faqen e shoqatës së matematikanëve, rezultoi që edhe ajo të jetë vetëm në gjuhën maqedonase. Ndryshe për të marrë pjesë në këto gara pjesëmarrësit duhet të paguajnë nga 150 denarë participim.

Tv21 pyeti Ministrinë e Arsimit se nëse kjo është diskriminuese dhe cilat masa do ti ndërmarrin, por nuk morëm përgjigje.

Të ngjajshme

Të fundit