Shkruan: Fatmir Limani
PRIJËSI I ODËS KËRÇOVARE !
(Argjend Lika)
I respektuari Argjend Lika, atdhetari i padjallëzuar që në plan-programin e Tij, përpiqet të promovojë vlerat kulturoro-artistike të të gjitha trevave shqiptare, por gjithnjë pa dallime krahinore dhe bindje politike e ideologjike.
Artistët e përbashkuar nga:
– Drenica/Arbër Jetullai,
– Peja/Zenun Gashi,
– Kumanova/Remzi Ameti,
– Shkup/Elham Duraku,
– Haraçinë/Selman Msllani,
– Tetova/Isak Ibraimi,
– Cërvica/Mefmet Çupi,
– Haranjelli/Lulzim Ahmedi,
– Tuhini-Argjend Lika dhe Demir Basha,
të cilët na falën emocione të pakrahasuara dhe ngrohtësi të vendlindjes në natën e shënuar si më e veçanta që kaluam në këto tre javë mes mërgatës shqiptare në Zvicër.
Mes artist’ve ndjehesh i rinuar, i nderuar, i vlerësuar, i çmuar dhe mbi të gjitha i përjetësuar, sepse të njejtët krijojnë hapsirë e mundësi që të shfaqesh në këndin e publikut me vlera artistike.
Me këtë rast dhe në këto vargje do të shpreh konsideratat më të thella të mirnjohje-falenderimit, për mundësin e krijuar që të dëgjojmë këngët e repertoarit të interpretuara nga rapsodët më të dalluar të kohës.
E mbrëmshmja përmes zërave të Tyre, përjetësoi dhe pasqyrou figurat më të ndritura dhe emblematike të kombit si: Tahir Sinani, Beqir Limani, Harun Aliu, Hisë Fazliu, Naser Ademi, Hyrë Emini…, e qindra Dëshmorëve të Atdheut.
Falenderime pafund, për mirëpritjen, mik’pritjen dhe nderim-respektin që na falët.
Veprojmë me bindje që asnjëherë mos mbeteni të zhgënjyer nga veprimet tona.
Respekte të thella !
08/09 2022
Zürich F. B. L.