4.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

OEMVP realizoi takim me ministrin e Ekologjisë, Muhamet Hoxha

Kryesia e OEMVP realizon takim me Ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Diskutim mbi politikat mjedisore.
Kryesia e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Muhamed Hoxha. Qëllimi i takimit ishte urimi i z. Hoxha me rastin e marrjes së detyrës së re si Ministër, si dhe diskutimi i mundësive për bashkëpunim institucional ndërmjet OEMVP dhe Ministrisë.
U.D. Kryetar i OEMVP, z. Nuhi Aliu, theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të komunitetit të biznesit në hartimin dhe zbatimin e politikave mjedisore, duke vënë në pah nevojën për dialog të rregullt ndërinstitucional. Ai potencoi se OEMVP shërben si urë lidhëse mes Ministrisë dhe sektorit privat, veçanërisht në çështje që lidhen me tranzicionin e gjelbër, zbatimin e standardeve mjedisore, lehtësimin e procedurave administrative dhe promovimin e investimeve të qëndrueshme.

Të ngjajshme

Të fundit