Sot shqiptarët dëgjuan një ofendim të paprecedent nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në Konventën e AKI-së në Shkup e quajti koalicionin VLEN “zagarë të Mickoskit”, shkruan POPULLI.mk
Një gjuhë e tillë përçmuese nuk është dëgjuar më herët ndaj shqiptarëve, dhe kjo tregon qartë se lideri i BDI-së ka filluar të humbasë toruan nga qëndrimi në opozitë. Në vend të debatit politik dhe garës për ide, qytetarëve u serviren fyerje që e ulin nivelin e politikbërjes.
Ahmeti tha se “me zagarë mund të gjuash vetëm lepuj, ne jemi shqiponja”. Por nuk e lanë pa reagim as nga VMRO-DPMNE, të cilët iu kundërpërgjigjën se Ali Ahmeti dhe BDI nuk janë shqiponja, por zogj.
Ky ofendim nuk i bën nder askujt. Përkundrazi, jep mesazh të qartë se me fyerje dhe sharje ndaj oponentëve nuk ngjitesh më lartë, e aq më pak nuk kthehesh në Qeveri.
Përgjigjen e vërtetë do ta japë populli më 19 tetor. Shqiptarët tashmë e kanë dëshmuar fuqinë e tyre, kur në zgjedhjet e fundit parlamentare mbi 107 mijë votues ia dhanë besimin VLEN-it.
Tani do të shihet në zgjedhjet komunale se sa më shumë qytetarë do ta përkrahin këtë alternativë të re, larg gjuhës së urrejtjes dhe politikës së vjetër. / © POPULLI.mk