-0.2 C
Skopje
E martë, 2 Dhjetor, 2025

Opozita e bashkuar në Kosovë në zgjedhjet e parakohëshme i vetmi opcion për të mos u përsëritur situata e njejtë!

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do mbahen me 28 dhjetor 2025.
Pas mosformimit të Qeverisë nga Vetëvendosja, Kosova po hyn në një fazë kritike,dhe nuk është koha për eksperimente!
Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë i jepet partisë fituese, dhe nëse nuk mund të formojë qeveri me dy tentativa, neve na presin sërish zgjedhje. Një realitet i tillë nuk i shkon për shtati një shteti të ri si Kosova, që ka nevojë urgjente për stabilitet institucional.
Në këtë rrethanë, PDK si lider i opozitës duhet të konsiderojë me seriozitet bashkimin me LDK-në, AAK-në dhe partitë më të vogla.
Një koalicion i tillë jo vetëm do të krijonte një alternativë reale qeverisëse, por do të siguronte që zëri i opozitës të jetë i bashkuar dhe me peshë dhe sigurisht se nuk do rezikonin të del problemi i njejt, shkaku që sipas Kushtetutës së Kosovës vetëm partia fituese mund të mer mandatin!
Kosovës i nevojitet një qeveri që nuk lind nga ngërçi, por nga dialogu, përgjegjësia dhe vizioni i përbashkët. Urojm që Kosova në këto zgjedhjet e reja të del nga kjo situatë politike sepse i duhet Kosovës një qeveri stabile me përkrahje nga USA dhe BE!
Suksese Kosovë!

Të ngjajshme

Të fundit