17.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

OSBE-ja pas sulmeve të qeverisë ndaj mediave: Mbështetni mediat për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse

Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka bërë thirrje zyrtarëve publikë që të mbështesin mediat në mbajtjen e publikut të informuar dhe për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, OSBE-ja thënë se liria e medias dhe integriteti gazetaresk janë gurët e themelit të një shoqërie demokratike.

Këtë reagim, OSBE-ja e ka bërë në lidhje me një publikim në RTK ku etiketoheshin dy media të vendit, “Nacionale” dhe “Periskopi” si media që punojnë për interesa të Serbisë. Këtë publikim, në origjinal e kishte publikuar një media në Bosnje, “Slobodna Bosna”.

OSBE-ja ka vlerësuar Bordin e Radio Televizionit të Kosovës “për vendimin e tyre të shpejtë për të shqyrtuar një raport të fundit të publikuar më 22 korrik, duke adresuar shqetësimet e mundshme dhe duke sqaruar përgjegjësinë editoriale”.

“Ruajtja e një dialogu të qetë dhe konstruktiv është thelbësor”, ka thënë OSBE-ja në këtë reagim. /Klankosova.tv

Të ngjajshme

Të fundit