8.8 C
Skopje
E premte, 26 Prill, 2024

Osmani hapi konferencën “Agjenda e Gjelbër” për Ballkanin Perëndimor

Në hapje të Konferencës, përveç Ministrit Osmani, u drejtua edhe Ministrja e Shtetit për Evropën dhe Klimën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Ana Lirman, si dhe Drejtoresha ekzekutive e Institutit Aspen, dr. Stormi-Annika Mildner.

Fokusi i diskutimit u vë në qëllimet e përcaktuara nga konkluzionet e Samitit të Procesit të Berlinit – i bashkëkryesuar nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, në vitin 2020 – Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe plani i tij i veprimit në drejtim të zvogëlimit të emetimit të dioksid karbonit dhe ndotjes së rëndë të ajrit në rajon.

Agjenda e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor është përgjigja e duhur në plan afatgjatë, kur bota po përballet me krizë energjetike dhe sfida shtesë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe efekteve të luftës që i vendosin ekonomitë dhe qytetarët në vështirësi për të gjetur burimet e energjisë.

Ministri Osmani potencoi se Konferenca e sotme mund të merret si ushtrim në kohë se si të arrijmë deri të idetë, zgjidhjet dhe rezultatet, duke theksuar se menyra e tashme e jetesës i arrinë kufijtë e saj ekonomik, social dhe ekologjik.

“Do të na duhet një ekonomi dhe treg pune ndryshe, një qasje tjetër ndaj natyrës dhe mjedisit jetësor. Mënyra të ndryshme të jetesës, punës, udhëtimit dhe të bërit biznes dhe mënyra të ndryshme të funksionimit si shoqëri. Por, bashkëpunimi na bën të gjithëve më të fortë nga mosmarrëveshja dhe polarizimi”, tha Osmani.

Njëherazi, Osmani veçoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në realizimin e Agjendës së Gjelbër përmes tranzicionit të drejtë energjetik, me fokus të veçantë në gjelbërimin e industrisë sonë, duke investuar në energjinë e ujit, të erës dhe asaj diellore.

Në Konferencë morën pjesë deputetët dhe zëvendësministrat e Punëve të Jashtme nga rajoni, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinorë, Albert Hani, si dhe Përfaqësues nga Sektori Joqeveritar nga vendi dhe rajoni.

Të ngjajshme

Të fundit