25.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Osmani ndërhyn për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Kuvendin

Osmani ndërhyn për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Kuvendin

0
81

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë udhëheqësit e partive politike në takime në ditët në vijim, për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit.

Kushtetuesja, në aktgjykimin e publikuar më 26 qershor, obligoi deputetët e dalë nga zgjedhjet e shkurtit, që brenda 30 ditësh të konstituojnë organin ligjvënës. REL