8.8 C
Skopje
E martë, 24 Mars, 2026

Osmani: Roli i gruas në proceset e sigurisë është kyç për shoqëritë demokratike

Sigurimi i kushteve që do të garantojnë se gratë kanë rol të rëndësishëm në vendimmarrje, përfshirë edhe sektorin politik dhe të sigurisë, është e një rëndësie të veçantë për stabilitetin në rajonin e OSBE-së, i cili ballafaqohet me sfidën më komplekse të sigurisë, siç është agresioni ushtarak  rusis ndaj Ukrainës.

Prandaj, Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në si një nga prioritetet kryesore e ka vendosur barazinë gjinore në të trija dimensionet e OSBE-së – dimensionin e sigurisë, dimensionin ekonomik dhe atë njerëzorë. Këtë e theksoi kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Universitetin e Shtulit në Tetovë, në hapjen e Konferencës për Barazi Gjinore dhe Forcimin e Pozitës së Gruas, organizuar në kuadër të Kryesimit të OSBE-së në vitin 2023, e cila njëherit është edhe konferenca e parë e OSBE-së për barazinë gjinore.

“Themelimi i këtij institucioni në vend dha mundësi që të forcohet nja nga përshpejtuesit bazë për përmirësimin e rolit të grave dhe vajzave – që është qasja në arsimin e lartë, i cili shërben si bazë për përfshirjen më të madhe të tyre në proceset  e përgjithshme shoqërore dhe vendimarrëse” -tha Osmani.

Njëherit, kryesuesi theksoi se OSBE-ja do të vazhdojë punën e saj në terren në drejtim të avancimit të mëtejshëm të barazisë gjinore dhe forcimit të pozitës së grave me mbështetjen e vendeve pjesëmarrëse dhe institucioneve të OSBE-së, ndërsa një pjesë e iniciativave do të prezantohen në kuadër të Konferencës.

Të ngjajshme

Të fundit