4.8 C
Skopje
E martë, 30 Dhjetor, 2025

OVL UÇK organizon homazhe në Ditën e Veteranit

Sot, me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së organizon homazhe në nderim të sakrificës sublime të dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit.

Homazhet qendrore do të mbahen në orën 09:30 në Prekaz, pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve, te varri i Komandantit legjendar Adem Jashari, simbol i rezistencës dhe i luftës çlirimtare të popullit shqiptar.

Pas ceremonisë në Prekaz, homazhe përkujtimore do të organizohen edhe në lokacione të tjera anembanë Kosovës, nga degët e OVL UÇK-së në secilin qytet.

Me këtë rast, OVL UÇK ftoi bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve, veteranët e luftës dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë ditë të veçantë kujtese, nderimi dhe respekti për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.

Të ngjajshme

Të fundit