6.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

Padi për Ministrinë e Arsimit të RMV-së pasi nuk i ka siguruar librat për të gjithë nxënësit

Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) në seancën e sotme ka miratuar vendim që të dorëzojë padi për mbrojtje nga diskriminimi me interes publik kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës pasi që mungojnë libra në shkollat fillore, njofton Portalb.mk.“MASh e shkel të drejtën e qasjes së njëjtë deri te arsim cilësor ndaj një grupi të madh të nxënësve nga arsimi fillor, duke kryer me mosfurnizimin e librave për çdo lëndë dhe në të gjitha gjuhët në të cilën mbahet mësimi në arsimimin e obliguar nëntëvjeçar”, thonë nga KPMD.

Se MASH përballet me padi, paralajmëroi edhe dje në konferencë për shtyp Vesna Bendevska, anëtare e KPMD-së. Ajo tha se nga 126 libra të nevojshëm për të gjitha lëndët obligative dhe zgjedhore në arsimin fillor, në fillim të vitit shkollor 2023/2024 Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka siguruar 43, gjegjësisht 34%, që është një e treta e librave.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar në lidhje me padinë e paralajmëruar për mungesën e librave shkollor. Nga kjo Ministri thonë se përgatitja e teksteve shkollore është proces i  ndërlikuar i cili varet nga shumë faktorë, të pavarur nga ndikimi sistemik.

“Në pajtueshmëri me aktet ligjore dhe nënligjore, me kohë kanë filluar dhe janë realizuar  aktivitetet në kompetencën tonë për përgatitjen e teksteve shkollore, të harmonizuar me programin mësimore të vlefshëm. Ministria nuk ka mekanizma ligjore për të ndikuar në raportimin e thirrjeve për ekipe të autorëve dhe thirrjeve për recensues për tekst të ri shkollor në një lëndë të caktuar. Ndërsa çdo thirrje e pasuksesshme sjell përsëritjen e saj, afate të reja dhe zgjatje të procedurës. Në ndërkohë, ndodh që të nevojiten korrigjime  të domosdoshme në tekstet shkollore të propozuara, gjë që sjell edhe zgjatjen e procesit. Pas shqyrtimit nga ana e  recensentëve, deri në miratimin përfundimtar të  tekstit shkollor duhet të kalojë filtrin  prej 17 anëtarësh të Komisionit Nacional të Teksteve  Shkollore”, thuhet në reagimin e MASh-it.

Të ngjajshme

Të fundit