17.8 C
Skopje
E premte, 29 Maj, 2026
Home Blog Page 2

Mexhiti në Kongresin e VLEN: Bashkimi i pesë partive erdhi me kërkesë të qytetarëve

0

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në Kongresin e parë të partisë VLEN tha se bashkimi i pesë partive në një koalicion erdhi në kohën e duhur, informon Telegrafi Maqedoni.

‘VLEN erdhi në kohën e duhur, me kërkesë të qytetarëve, me një sinjal të qartë për ndryshim. Në zgjedhjet e kaluara fituam shumicën e komunave shqiptare, ky ishte mesazh për zhvendosjen e peshës politike në anën tonë. VLEN nuk i ndau shqiptarët, por i bashkoi dhe i faktorizoi”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se udhëheqja me dy kryetarë do të sjellë balancë në parti, teksa prioritet mbetet qeverisja e drejtë dhe me projekte konkrete.

“Dy kryetarë do të udhëheqin këtë parti, për një balancë më të mirë. Për bashkim pa dallim. Përgjegjësia na detyron të ecim përpara, sepse me ne çdo vendim ka peshë. VLEN është forcë politike e djathtë, vlerëson familjen, punën e ndershme, pa urrejtje dhe pro-evropiane. Me investime kapitale, investime ekonomike, investime në arsim e në të gjitha fushat”, tha Mexhiti.

adv

Kurti nga Kongresi i VLEN: Bashkimi i pesë subjekteve është model për politikën shqiptare

0

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në Kongresin e parë të themelimit të partisë VLEN, uroi liderët e partisë dhe anëtarësinë për vendimin e bashkimit të pesë subjeketeve politike në një parti të vetme, informon Telegrafi Maqedoni.

“Jemi mësuar që në politikë të shohim ndarje e përçarje, por është më e rrallë dhe më domëthënëse kur disa subjekte politike po bashkohen në një. Ky bashkim përbën një model të rëndësishëm bashkëpunimi për skenën politike në Maqedoni”, tha Kurti.

Kurti shtoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë projekte të përbashkëta, disa prej tyre janë realizuar e disa të tjera do të realizohen së shpejti.

“Më 18 nëntor 2024 zhvilluam mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive të vendeve tona. Disa projekte u realizuan, disa do të realizohen së shpejti. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë sistemin “One Stop Shop”, së shpejti do të nisë dhe puna për rrugën Bllacë-Shkup, poashtu do të nisë dhe ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren. Me këto projekte po investojmë në zhvillim, stabilitet dhe mirëqenie”, tha Kurti.

adv

LDK zyrtarizon Osmanin për Presidente, Abdixhiku në garë për Kryeministër

0

Këshilli të Përgjithshëm i LDK-së vendosi që Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës dhe kandidate për Presidente, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të jetë kandidat për Kryeministër.

Sipas Abdixhikut ky hap LDK-se nuk ka të bëjë me interesa personale apo kalkulime elektorale, por me përgjegjësi ndaj shtetit.

Para largimit, Osmani ishte një nga figurat më të votuara të LDK-së dhe, në karrierën e saj politike, ka ushtruar funksione të rëndësishme institucionale, përfshirë atë të presidentes dhe deputetes.

Raportet e saj me strukturat e atëhershme të LDK-së u përkeqësuan pas zgjedhjeve të vitit 2019 dhe rrëzimit të Qeverisë Kurti I. Në zgjedhjet e vitit 2021, Osmani garoi në koalicion me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa më pas formoi subjektin e saj politik, Lista Guxo.

Pas fitores së zgjedhjeve, ajo u zgjodh presidente e Kosovës dhe e ushtroi mandatin deri në përfundim, por mos mbështetja për një mandat të dytë nga Vetëvendosja prishi raportet mes tyre.

adv

Albin Kurti pjesëmarrës në Kongresin e VLEN-it

0

Zëdhënësi i VLEN-it, Albi Qamili, në një intervistë për edicionin e lajmeve në Alsat ka shpalosur detaje për mbarëvajtjen e kongresit të VLEN-it, duke zbuluar se në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizja Vetëvendosje dhe njëherit kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Qamilit, kongresi i sotëm konsiderohet një moment i rëndësishëm për skenën politike shqiptare në Maqedonia e Veriut, pasi aty pritet të finalizohet shkrirja e pesë partive të koalicionit VLEN në një subjekt të vetëm politik.

Në kongres pritet të marrin pjesë edhe mysafirë dhe përfaqësues politikë nga Kosova dhe Shqipëria.

adv

Nga koalicion në parti, VLEN mban sot Kongresin historik të bashkimit

0

Sot mbahet Kongresi i Bashkimit i koalicionit VLEN, ku pritet që pesë subjektet politike që e përbëjnë atë të formalizojnë bashkimin dhe të krijojnë një parti të vetme.

Në prag të kongresit, VLEN ka bërë të ditur përmes një njoftimi publik se procesi i bashkimit ka qenë i vështirë dhe i shoqëruar me sfida të shumta, mosbesim dhe presione politike gjatë muajve të fundit.

Sipas njoftimit, ky kongres shënon një moment vendimtar, duke i dhënë fund fazës së koalicionit dhe duke e shndërruar VLEN në një strukturë të unifikuar politike. Dita e sotme, sipas tyre, pritet të jetë përgjigje ndaj të gjitha dyshimeve dhe diskutimeve rreth këtij procesi.

adv

Aleanca e Selës: Mickoski po synon zhbërjen e të drejtave të shqiptarëve

0

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar atë se po synon zhbërjen e të drejtave të fituara të shqiptarëve në vend.

Në reagimin e saj publik, partia thekson se angazhimi politik i Selës ka qenë i lidhur me “rrëzimin e regjimeve, avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe perspektivën euro-atlantike të shtetit”, duke shtuar se ky mbetet edhe vizioni i tyre për të ardhmen.

Sipas ASH-së, Mickoski ka treguar qartë se mekanizma si Badenteri, përdorimi i gjuhës shqipe dhe të drejtat e tjera të shqiptarëve i konsideron çështje të së kaluarës, ndërsa po punon që ato të mos kenë vend në të ardhmen.

“Mickoski e pranoi sot se Badenteri, gjuha shqipe dhe të drejtat e tjera të shqiptarëve i takojnë të kaluarës dhe se sot e për të ardhmen ai punon të mos ekzistojnë”, thuhet në reagimin e partisë.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se periudha kur u miratua Ligji për Gjuhën Shqipe, kur respektohej mekanizmi i Badenterit dhe kur çështjet që lidhen me gjuhën shqipe nuk kontestoheshin nga Gjykata Kushtetuese, lidhet politikisht me përfaqësimin e Ziadin Selës.

Partia rendit si arritje të saj miratimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe, Ligjit për Shtetësi, zgjedhjen e kryeparlamentarit të parë shqiptar dhe anëtarësimin e vendit në NATO.

“Ndihemi krenarë për të kaluarën tonë me suksese dhe arritje për shqiptarët dhe ua bëjmë me dije se edhe e ardhmja do të jetë e tillë. Ziadin Sela është këtu dhe do të jetë edhe më i fuqishëm bashkë me shqiptarët”, thuhet më tej në komunikatë.

 

Burimi: lajmpress.org

adv

9 Maji – Qeveria shënon Ditën e Evropës me ceremoninë “Fitorja, Parimet dhe Vlerat”

0

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, Qeveria sot organizon një ceremoni solemne nën sloganin “Fitorja, Parimet dhe Vlerat”.

Dita e Evropës në vend festohet me një fushatë që do të zgjasë gjithë muajin maj. Fillimi i fushatës “Maj – Muaji i Evropës” u shënua të hënën nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Çështjeve Evropiane Bekim Sali, së bashku me Ambasadorin e BE-së në vend, Mihail Rokas, ambasadorë të tjerë të vendeve evropiane, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve vendase.

Me këtë iniciativë, Qeveria synon të shkojë përtej festimit tradicional të Ditës së Evropës më 9 maj dhe ta shndërrojë të gjithë muajin maj në një platformë të përbashkët për promovimin e procesit të integrimit evropian dhe afrimin e tij me qytetarët.

Delegacioni i BE-së në vend do të jetë nikoqir i ngjarjes qendrore të këtij viti me rastin e Ditës së Evropës në Parkun e Qytetit në Shkup sot, e cila do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët.

Programi i Ditës së Evropës 2026, nën sloganin “Evropa jonë. Së bashku më të fortë”, organizohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, rrjeti i Shtëpisë së Evropës dhe ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së.

adv

Mexhiti: Shqiptarët nuk duhet të jenë më të përçarë politikisht

0

“Ishte imperativ i kohës që VLEN të jetë një dhe të flet me një zë”, kështu tha Izet Mexhiti një ditë para Kongresit të Bashkimit dhe shtoi se shqiptarët në vazhdimësi janë ballafaquar me monopol politik ose të përçarë në shumë subjekte e fraksione. Mexhiti tha se ky është një fillim i ri duke bërë të ditur se janë të hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e VLEN, nga profile të ndryshme.

“Këtu nuk mbaron, VLEN do të jetë i hapur edhe për intelektualët e pavarur, do të jetë i hapur edhe për ekspertët e fushave të ndryshme, por do të jetë i hapur edhe për subjektet që për momentin nuk janë me BDI-në”, tha Mexhiti

adv

ISHP: Nuk ka raste me hantavirus në Maqedoninë e Veriut

0

“Për momentin, nuk ka raste të regjistruara, pasagjerë ose kontakte të ngushta të lidhura me Republikën e Maqedonisë së Veriut, as nuk ka ndonjë indikacion për rrezik për shëndetin publik në vend”, informon Instituti për Shëndet Publik, pas situatës së lidhur me klasteret e raportuar të rasteve të infeksionit hantavirus të lidhura me udhëtimin e anijes turistike MV Hondius në rajonin e Oqeanit Atlantik Jugor.

Sipas informacionit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe autoritetet kombëtare shëndetësore të vendeve të prekura, deri më tani janë regjistruar 8 raste të konfirmuara dhe të dyshuara midis pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, përfshirë 3 vdekje. Hetimet epidemiologjike, klinike dhe laboratorike janë duke vazhduar, dhe institucionet ndërkombëtare shëndetësore po kryejnë një hetim të koordinuar me qëllim përcaktimin e burimit të infeksionit, rrugën e mundshme të ekspozimit dhe vlerësimin e rrezikut.

“Sipas informacionit të disponueshëm aktualisht, ekspozimi ka shumë të ngjarë të lidhet me aktivitetet dhe vendbanimin në zona ku ka prani natyrore të brejtësve, rezervuarë natyrorë të hantaviruseve. Analiza shtesë është duke u zhvilluar për të përcaktuar llojin e saktë të virusit dhe faktorët e mundshëm që kontribuan në shfaqjen e grumbullit”, informon ISHP.

Hantaviruset janë një grup virusesh zoonotike që qarkullojnë në lloje të ndryshme brejtësish. Njerëzit infektohen më shpesh nëpërmjet thithjes së aerosoleve të kontaminuara me urinë, jashtëqitje ose sekrecione nga brejtësit e infektuar, si dhe nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me sipërfaqet e kontaminuara.

adv

VLEN: Jo të gjithë besuan se rrugëtimi do të arrinte deri në bashkim

0

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se kur u krijuan si koalicion, jo të gjithë besuan se ky rrugëtim do të arrinte deri në bashkimin e tyre.

Nga VLEN thonë se kishte nga ata që pritën ndarje, lodhje dhe dështim.

“Kishte edhe të tjerë që punuan hapur që ky bashkim të mos ndodhte. Por nesër përgjigjja do të jepet para syve të të gjithëve. Më 9 Maj, në Ditën e Evropës, në Kongresin e Bashkimit, pesë subjekte politike do të marrin njërin nga vendimet më të rëndësishme brenda bllokut politik shqiptar në vend. Nga partnerë dhe aleatë politikë, VLEN bëhet një trup i vetëm”.

“Ky nuk ka qenë vendim i lehtë. Ka kërkuar durim, besim dhe vullnet për të vendosur interesin e shqiptarëve mbi interesat e ngushta partiake. As nuk është bashkim i imponuar. Është rezultat i bindjes se shqiptarët nuk fitojnë kur politika fragmentohet, por kur energjia dhe përfaqësimi bashkohen dhe organizohen. Pikërisht për këtë arsye ky bashkim ka peshë historike. Ky është premtimi që VLEN ua dha shqiptarëve”.

“Ky është VLEN-i, nga një ide që shumëkush e vuri në dyshim, në një bashkim që nesër bëhet fakt politik. Andaj nesër, 850 delegatë do të vërshojnë drejt Kongresit të Bashkimit për ta vulosur premtimin e madh që VLEN të bëhet një”, thonë nga VLEN.

adv