17.8 C
Skopje
E premte, 29 Maj, 2026
Home Blog Page 3

“Nëse takohen Mickoski e Filipçe, pse jo edhe liderët shqiptarë?”, pyet Ziadin Sela

0

Ziadin Sela ka deklaruar se liderët e partive parlamentare shqiptare duhet të ulen në një takim liderësh për të diskutuar temat kyçe që lidhen me të ardhmen politike dhe eurointegruese të vendit. Në emisionin “24 Analiza”, ai tha se është i gatshëm edhe vetë ta thërrasë një takim të tillë, nëse këtë nuk e bëjnë partitë më të mëdha shqiptare.

“Nëse mund të ulen tet a tet Hristijan Mickoski dhe Venko Filipçe për të diskutuar tema për të cilat dimë vetëm nga deklaratat e tyre, pse të mos ulen edhe liderët e partive parlamentare shqiptare”, deklaroi Sela.

Ai theksoi se ekzistojnë shumë çështje të rëndësishme për të cilat duhet një qëndrim i përbashkët shqiptar, duke përmendur përshpejtimin e integrimit në BE, ndryshimet kushtetuese, reformën zgjedhore dhe çështjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë.

Sela kritikoi edhe ligjin për përfaqësim të drejtë, duke thënë se ai vetëm legalizon keqpërdorimet që sipas tij janë bërë më parë me mekanizmin e “Balancuesit”.

Lideri i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët bëri të ditur se ligji i ri për përfaqësim të drejtë, të cilin po e përgatit ai, është në fazën finale dhe pritet të prezantohet javën e ardhshme.

Sipas tij, ligji parasheh rikthimin e kuotave etnike dhe përfshirjen e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë në sistemin e përfaqësimit të drejtë, ndërsa parimi kryesor do të jetë përfaqësimi etnik krahas profesionalizmit.

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta, afatshkurtra në formën e stuhive.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 16 deri në 21 gradë.

Në Shkup, kryesisht me vranësira dhe shira të rastit, ndërsa në pjesë të luginës do të ketë kushte për bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të bjerë në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 20 gradë.

adv

Përleshje në dhomat e zhveshjes? Valverde tregon çfarë ndodhi vërtet

0

Deklarata e Fede Valverde:

“Dje pata një incident me një shok skuadre si rezultat i një aksioni gjatë stërvitjes, ku lodhja nga gara dhe frustrimi bëjnë që gjithçka të zmadhohet.

Në një dhomë zhveshjeje normale, këto gjëra mund të ndodhin dhe zgjidhen mes nesh pa dalë në dritë. Është e qartë se këtu ka dikë që nxitoi ta tregojë, dhe duke qenë se po kalojmë një sezon pa tituj, ku Real Madridi është gjithmonë në qendër të vëmendjes, gjithçka merr përmasa më të mëdha.

Sot patëm sërish një mosmarrëveshje. Gjatë debatit, u përplasa aksidentalisht me një tavolinë duke marrë një prerje të vogël në ballë, e cila kërkoi një vizitë sipas protokollit në spital.

Në asnjë moment shoku im i skuadrës nuk më ka goditur dhe as unë atë, megjithëse e kuptoj se për ju është më e lehtë të besoni se jemi zënë me grushte ose se ka qenë diçka e qëllimshme, por kjo nuk ka ndodhur.

Më vjen keq që zemërimi im për situatën, frustrimi im nga fakti që disa prej nesh po arrijmë në fund të sezonit me forcat e fundit, duke dhënë gjithçka, më ka çuar deri në kufirin e debatit me një shok skuadre.

Më vjen keq. Më vjen sinqerisht keq sepse më dhemb situata, më dhemb momenti që po kalojmë. Madridi është një nga gjërat më të rëndësishme në jetën time dhe nuk mund të jetë ndryshe.

Rezultati është një grumbullim gjërash që përfundojnë në një përleshje pa kuptim, duke dëmtuar imazhin tim, duke lënë vend për dyshime nëse po gënjej, po shpif apo po i jap më shumë ngjyrë një incidenti; ndërkohë që nuk kam asnjë dyshim se përplasjet që mund të kemi jashtë fushe pushojnë së ekzistuari sapo hyjmë në fushë, dhe nëse duhet ta mbroj brenda një stadiumi, do të jem i pari që do ta bëj.

Nuk doja të flisja deri në fund të sezonit. U eliminuam nga Champions-i dhe e mbajta brenda zemërimin dhe mllefin. Kemi humbur një tjetër vit dhe nuk isha për të bërë postime në rrjetet sociale kur i vetmi reagim që duhej të jepja ishte në fushë.

Dhe ndjej se kështu duhej të ishte, por për veten time dhemb më shumë dhe më trishton kjo situatë që më pengon të luaj ndeshjen e ardhshme për shkak të vendimeve mjekësore, sepse gjithmonë kam luftuar deri në fund, deri në pasojat e fundit, dhe më dhemb më shumë se çdo gjë tjetër fakti që nuk mund ta bëj.

Jam në dispozicion të klubit dhe të shokëve të skuadrës për të bashkëpunuar në çdo vendim që ata e shohin të nevojshëm.

Faleminderit.”

adv

Edi Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në selinë rozë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur që prej orës 09:00 drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në selinë rozë, në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Prej disa javësh, PS ka nisur procesin e zgjedhjes së kryetarëve në çdo njësi të saj organizative, të cilat drejtohen nga dy bashkëkryetarë, një burrë dhe një grua, shkruan rtsh.al, raporton KlanKosova.tv.

Gjatë takimit, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë dhe deputetëve socialistë të intensifikojnë takimet me bazën dhe elektoratin në të gjithë vendin. Socialistët synojnë të sigurojnë një numër më të lartë bashkish në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ndërkohë, Partia Socialiste pritet të zhvillojë zgjedhje edhe në disa prej shteteve ku jeton numri më i madh i shqiptarëve në diasporë, si SHBA, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia. Përmes ngritjes së degëve të PS në diasporë, socialistët synojnë të forcojnë organizimin jashtë vendit dhe të rrisin mbështetjen nga vota e emigrantëve.

Ky proces pritet të ecë paralelisht edhe me diskutimet që po zhvillohen në Kuvend në kuadër të komisioneve të posaçme për reformën territoriale. Reforma ka si afat përfundimtar muajin korrik, me qëllim që t’u lihet kohë institucioneve për organizimin e zgjedhjeve vendore të 2027, në rast se arrihet dakordësi mes forcave politike.

adv

Bilall Kasami kërkon zëvendësimin e termit “20%” me “shqiptar”

0

Kurdo që të hapet Kushtetuta, do të diskutojmë që termi “20% e popullsisë” të zëvendësohet me emërtimin adekuat për popullin shqiptar. Kështu deklaroi njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, në intervistën e lajmeve në Alsat M.

Ai tha se bashkëqytetarët maqedonas e dinë më së miri se termet e tilla nuk janë adekuate.

“Me zgjidhjen e problemit me emrin me Greqinë, u largua edhe një përshkrim i Maqedonisë që ishte Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, që ishte jokorrekt për një shtet të pavarur, të pranuar nga OKB-ja. Dhe më së miri se çdokush tjetër unë mendoj se edhe bashkëqytetarët maqedonas e kuptojnë se termi 20% nuk është adekuat për shqiptarët”, tha Kasami.

Kasami theksoi se pret mirëkuptim nga shoqëria në përgjithësi, por edhe konsensus brenda shumicës parlamentare që kjo çështje të zgjidhet në hapjen e parë të Kushtetutës.

“Unë besoj në mirëkuptimin në përgjithësi të shoqërisë në Maqedoninë e Veriut, por edhe konkretisht nga partnerët e koalicionit që në hapjen e parë të Kushtetutës të diskutohet largimi i këtij termi”, deklaroi Kasami.

adv

Vuçiç: Sot Serbia do të kishte arsye të hynte në lu’ftë për Kosovën!

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi, pas u pyet në lidhje me Kosovën. Sipas Vuçiç, sot Serbia do të kishte arsye për të hyrë në luftë, pasi kapacitetet mbrojtëse të vendit janë rritur ndjeshëm krahasuar me periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë më 1999.

“Tani jemi shumë më të fortë dhe pikërisht për këtë arsye askush nuk do të na sulmojë, por duhet të vazhdojmë të forcohemi”, tha ai.

Vuçiç theksoi se fuqizimi i Ushtrisë së Serbisë është rezultat i rritjes ekonomike dhe investimeve të vazhdueshme në sektorin e mbrojtjes. Sipas tij, vendi zotëron sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake moderne, duke shtuar se Serbia ka siguruar edhe armë të avancuara nga Izraeli, çka ka rritur ndjeshëm gatishmërinë luftarake.

Duke folur për Kosovën, ai u shpreh se kjo temë është rikthyer në tryezën e negociatave. Megjithatë, Vuçiç nënvizoi se nuk ka ndërmend ta çojë vendin në luftë dhe se mbetet i përkushtuar ndaj paqes dhe zhvillimit.

“Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë, sepse u kam premtuar qytetarëve paqe”, ka deklaruar ai.

adv

Fatmir Limani jashtë Qeverisë? Mickoski ia lë vendimin VLEN-it

0

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur sot nëse Fatmir Limani do të vazhdojë ta ushtroj detyrëen e ministrit, pas deklaratave të tij, se ka përfunduar punë me koalicionin VLEN, tha se për këtë duhet të pyetet udhëheqësia e VLEN-it.

Ai ka theksuar rëndësinë e VLEN-it si partner koalicioni i cili, sipas Mickoski, me patjetër se do të vazhdojë të jetë në Qeveri.

“Për ne VLEN është partner strategjik në kuadër të Qeverisë, kështu që këtë pyetje duhet ta drejtoni aty”, tha Mickoski.

Përndryshe, zv/kryeministri i parë Bekim Sali, mbrëmë deklaroi se me rikontruimin e Qeverisë, emri i Fatmir Limanit nuk do të jetë në mesin e emrave të propozuar si ministër nga radhët e VLEN-it.

“Mirëpo, një gjë mund ta them se nuk do të jetë në listën e ministrave që i propozon VLEN-i”, ka deklaruar Sali.

adv

Vazhdon rënia e Bitcoin-it

0

Bitcoin ka vijuar rënien e fortë, duke zbritur nën nivelin e 71 mijë dollarëve dhe duke humbur rreth 20 për qind të vlerës që nga fillimi i vitit 2026.

Vetëm gjatë së enjtes, kriptomonedha më e madhe në botë ra mbi 7 për qind.

Rënia ka fshirë të gjitha fitimet e regjistruara pas rizgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump, kur pritshmëritë për lehtësim të rregullimit të tregut kripto kishin nxitur rritje të ndjeshme të çmimeve, raporton “Al Jazeera”.

Megjithëse Bitcoin kishte arritur rekord historik mbi 127 mijë dollarë në tetor, pasiguria rreth rregullimit ligjor në ShBA dhe bllokimi i një projektligji për kriptomonedhat në Senat kanë shtuar presionin mbi tregun.

Humbje janë shënuar edhe në tregjet globale të aksioneve dhe mallrave, duke reflektuar një rritje të pasigurisë tek investitorët.

adv

Kina nis prodhimin e makinave fluturuese, janë gati vitin e ardhshëm

0

Kompania kineze Xpeng pritet të nisë dorëzimet e makinave të saj “fluturuese” në vitin 2027, ndërsa prodhimi në shkallë të gjerë do të fillojë që vitin e ardhshëm.

Sipas presidentit të kompanisë, Brian Gu, Xpeng ka marrë tashmë mbi 7 mijë porosi për këto mjete, kryesisht në Kinë, ndërsa po punon për të siguruar miratimin nga autoritetet e aviacionit.

Paralelisht, kompania planifikon të nisë prodhimin e robotëve humanoidë në tremujorin e katërt të vitit 2026, duke i përdorur fillimisht në role si recepsionistë apo në shitje për ndërveprim me klientët.

Gu theksoi gjithashtu potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit me prodhuesin gjerman Volkswagen AG, me të cilin Xpeng ka zhvilluar modele elektrike në bashkëpunim.

“Ka shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë dhe të krijojmë vlerë të përbashkët”, u shpreh ai, duke shtuar se kompania është e hapur për partneritete të reja në tregje të ndryshme.

Xpeng planifikon gjithashtu testimin e robotaksive në qytetin Guangzhou gjatë këtij viti, ndërsa në 12-18 muajt e ardhshëm synon të prodhojë nga qindra deri në mijëra njësi.

Kompania është në zgjerim ndërkombëtar dhe aktualisht operon në rreth 60 vende jashtë Kinës.

adv

Zelensky publikoi pamjet e su,lmeve prej 1500 kilometrave thellë në Rusi

0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky publikoi pamje të sulmeve në territorin rus, duke thënë se janë përdorur raketa të tipit “Flamingo” që goditën objektiva më shumë se 1500 kilometra brenda Rusisë.

Sipas tij, këto sulme janë pjesë e operacioneve të thella të ushtrisë ukrainase dhe përbëjnë një përgjigje ndaj sulmeve ruse. Ai theksoi se objektivat përfshinin komplekse të industrisë ushtarake në qytetin Cheboksari.

Zelensky deklaroi se raketat “Flamingo” kaluan mbi 1500 kilometra dhe goditën një fabrikë që prodhonte sisteme për industrinë ushtarake ruse, përfshirë komponentë navigimi për marinën, aviacionin dhe automjetet e blinduara.

Në sulmet janë raportuar dëme në ndërtesa dhe objekte industriale, ndërsa sipas burimeve lokale ka pasur të vrarë dhe të plagosur. Autoritetet ruse reaguan duke aktivizuar shërbimet emergjente dhe duke marrë masa sigurie.

Zelensky shtoi se Ukraina do të vazhdojë sulmet ndaj objektivave ushtarake në thellësi të territorit rus dhe i bëri thirrje Rusisë t’i japë fund luftës dhe të kthehet në diplomaci.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.

adv