17.8 C
Skopje
E premte, 29 Maj, 2026
Home Blog Page 4

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vd,esin sesa të dorëzohen

0

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka bërë deklarata të forta në një mesazh audio drejtuar publikut iranian, duke theksuar vendosmërinë e vendit përballë presioneve të jashtme.

“Populli iranian preferon të vdesë sesa të dorëzohet. Dhe në fund, ata do të fitojnë,” u shpreh Ghalibaf, duke shtuar se iranianët, sipas tij, kanë një “vetëdije historike” dhe janë të gatshëm të rezistojnë “me çdo kusht” ndaj atyre që i cilësoi si “armiq kriminalë”.

Ai pretendoi se kundërshtarët e Iranit synojnë të dobësojnë vendin përmes presionit ekonomik dhe “bllokadës detare”, si dhe përmes “luftës mediatike”, me qëllim, sipas tij, krijimin e përçarjeve të brendshme dhe detyrimin e Teheranit për t’u dorëzuar.

“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë e një sulmi ushtarak apo terrorist, por aspekti kryesor i planit të armikut është dobësimi i Iranit nga brenda,” deklaroi ai.

Ghalibaf paralajmëroi gjithashtu për atë që e quajti “luftë e madhe në historinë e kohëve të fundit të Iranit”, duke theksuar se rezultati përfundimtar do ta shndërrojë vendin në një aktor me ndikim në sistemin ndërkombëtar.

“Fitorja përfundimtare do të sjellë përparim material dhe shpirtëror për Iranin, edhe pse rruga drejt këtij qëllimi do të shoqërohet me vështirësi,” përfundoi ai.

adv

Trump: Marrëveshja me Iranin do të kërkonte që Teherani të dërgonte rezervat e uraniumit të pasuruar në SHBA

0

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se kushtet e një marrëveshjeje të mundshme me Iranin do të përfshinin dërgimin nga Teherani të rezervave të tij të uraniumit të pasuruar në Shtetet e Bashkuara dhe zotimin se nuk do të operonte objektet e tij nëntokësore.

Presidenti shprehu optimizëm të mërkurën në lidhje me perspektivat e arritjes së një marrëveshjeje së shpejti, por pranoi se SHBA-të e kanë ndjekur këtë rrugë edhe më parë.

“Po, mendoj kështu, por kam ndjerë kështu edhe më parë me ta, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai për PBS News.

Lajmi për lëvizje pozitive nga ndërmjetësuesit pakistanezë e nxiti Trumpin të martën të njoftonte një ndërprerje të “Projektit Liri”, një operacion për të nxjerrë anijet e bllokuara nga Ngushtica e Hormuzit. Dy zyrtarë të administratës gjithashtu njoftuan përparimin e negociatave me Iranin.

Prioriteti kryesor i Trump është gjetja e një kuadri diplomatik për luftën dhe rihapja e shpejtë e ngushticës, thanë zyrtarët e administratës.

adv

Osmani: Mërgatë, më 7 qershor ju duam përsëri bashkë – ejani në Kosovë, votoni dhe ndikoni!

0

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me një video-mesazh, iu është drejtuar diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Osmani u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të vijnë në Kosovë për të votuar, ashtu siç e kanë dëshmuar gjithmonë, duke mos e lënë vendin vet, raporton Klankosova.tv

“E keni dëshmuar në të kaluarën, e po e dëshmoni edhe sot – ju asnjëherë nuk e latë Kosovën vet. Edhe tani, atdheu ka nevojë për ju, për fjalën tuaj, për përkushtimin tuaj, për pjesëmarrjen tuaj. Më 7 qershor, ju duam përsëri bashkë. Ejani në Kosovë, ose regjistrohuni për të votuar.”

Osmani tha se mërgata i dha shpresë vendit kur kishte nevojë më së shumti dhe nuk ia ktheu kurrë shpinën Kosovës.

“Për gjatë pesë viteve që isha në Presidencë, pjesa më e bukur e angazhimit tim kanë qenë pikërisht takimet me ju, pritjet për ju, diskutimet me ju, festimet e përbashkëta për të arriturat tona të përbashkëta e ndarja e dhimbjes në momentet e rënda – si një familje që s’ka kush e ndan sepse kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës. E mbatë gjallë në momentet më të rënda, e ringritët atëherë kur ishte e rrënuar e i dhatë shpresë atëherë kur duhej më së shumti. Edhe tani, do ta bëjmë së bashku.”

Madje, ish-presidentja e përmendi edhe datën e zgjedhjeve të kaluara, me një thirrje të fundit, për regjistrim, votim e ndikim.

“Siç e kam thënë edhe kur vendosa që 28 dhjetori data e zgjedhjeve të kaluara, sa më afër e kemi mërgatën në çdo vendim, aq më e fortë do të jetë Kosova sepse ne jemi krenarë me ju. Kosovën e kemi të përbashkët pavarësisht ku jetojmë. Regjistrohuni, votoni, ndikoni. Ju dua shumë.”

adv

Gjykata Speciale shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK-së, reagon Kurti: Besojmë në pafajësinë e tyre

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Speciale për shtyrjen e shpalljes së vendimit edhe për dy muaj për ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka qasje në zhvillimet që ndodhin në këtë gjykatë.

“Sa i përket vendimit të Gjykatës Speciale që të shtyhet për dy muaj, nëse s’gaboj, vendimi i tyre, ne e morëm vesh njësoj sikurse të gjithë ju, për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale”, deklaroi Kurti.

Ai kritikoi mungesën e transparencës së kësaj gjykate ndaj Kosovës.

“Gjykata Speciale nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë e në shërbim të të cilit thuhet se është”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se Kosova nuk ka nevojë për Gjykata Speciale, por për sistem të rregullt të drejtësisë.

“Edhe njëherë e theksoj, Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo për gjykata speciale”, deklaroi kryeministri në detyrë.

Ai përmendi edhe amendamentin kushtetues të vitit 2015, duke e cilësuar si një nga ditët më të rënda për Kosovën.

“Amandamentimi numër 24 i Kushtetutës më 3 gusht të vitit 2015 është një ndër ditët më të rënda të Kosovës të pavarur e të republikës tonë demokratike dhe të gjitha këto tash janë pasoja”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë përsëriti bindjen e tij për pafajësinë e ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Ne besojmë në drejtësinë e UÇK-së dhe në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, të luftëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë që të mbahen në burg, padrejtësisht në Hagë”, deklaroi ai.

Paneli Gjyqësor i Dhomave të Specializuara ka nxjerrë një vendim për zgjatjen e afatit për shpalljen e Aktgjykimit të Gjykimit edhe për 60 ditë të tjera, deri të hënën, më 20 korrik 2026, për shkak të kompleksitetit të çështjes.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

adv

Pas Champions League, sot jepen verdiktet edhe në gjysmëfinalet e Europa e Conference League

0

Pas Ligës së Kampioneve, mbrëmjen e kësaj të enjteje do të mësohen edhe çiftet finaliste të dy kompeticioneve të tjera të UEFA, Europa dhe Conference League teksa do të luhen ndeshjet e kthimit në gjysmëfinale të tyre.
Në Europa League është dueli mes dy klubeve angleze Aston Villa dhe Nottingham Forest. Ky i fundit ka një avantazh të lehtë teksa ka fituar sfidën e parë 1-0, por ky rezultat lë gjithçka të hapur për sfidën që do të luhet në Villa Park me skuadrën nga Birmingham që do të kërkojë të përmbysë gjithçka.

Në gjysmëfinalen tjetër, Freiburgu do të presë në Gjermani Bragën. Skuadra portugeze fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 vetëm në sekondat e fundit të sfidës, por gjithsesi asgjë nuk është e sigurt se cila prej këtyre dy skuadrave do të shkojë në finalen e Stambollit. Avantazhi është për Bragën, por Freiburgut i mjafton vetëm 1 gol për ta çuar ndeshjen në shtesë, pra gjithçka është e hapur.
Në Conference League, Rayo Vallecano do të udhëtojë drejt Francës për ndeshjen me Strasbourg. Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi kuqezi, Ivan Balliu shkon me avantazhin 1-0 të ndeshjes së parë, por edhe këtu ashtu sikurse edhe në dy gjysmëfinalet e Europa League, asgjë nuk është e sigurt dhe çështja e kualifikimit për në finalen e Leipzigut është mëse e hapur.

E vetmja ndeshje ku ka një skuadër që duket shumë pranë finales është ajo mes Crystal Palace dhe Shakhtar Donetsk. Skuadra londineze javën e kaluar mori një fitore me peshë në transfertë ndaj skuadrës ukrainase me rezultatin 3-1 por futbolli shpesh ka rezervuar supriza dhe kushedi se çfarë mund të ndodhë këtë mbrëmje.

adv

Shqiptarët e Luginës në fokus, Haxhiu: Serbia duhet të zbatojë rekomandimet e OKB-së

0

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se vërejtjet e CERD-it ndaj Serbisë kanë konfirmuar shqetësimet për trajtimin e shqiptarëve të Luginës nga Serbia.

Haxhiu e quajti pasivizimin e adresave atje si diskriminim dhe cenim të pranisë juridike të qytetarëve, dhe u bëri thirrje ndërkombëtarëve që ta prioritizojnë këtë çështje.

“Vërejtjet përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ndaj Serbisë e konfirmojnë shqetësimin e ngritur prej vitesh nga shqiptarët në Luginë dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes rezolutës së miratuar më 24 prill 2026, për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e ka trajtuar këtë çështje si përgjegjësi shtetërore. Tani, pas gjetjeve të CERD-it, kjo përgjegjësi ka edhe një adresë të qartë ndërkombëtare”.

“Pasivizimi i adresave është diskriminim dhe cenim i pranisë juridike të qytetarëve, me ç’rast u mohohen dokumentet, shërbimet dhe siguria para ligjit”.

“Prandaj u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë, mekanizmave të OKB-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet dhe të kërkojnë nga Serbia zbatim të plotë të rekomandimeve të CERD-it. Të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk mund të mbeten në margjinë të raporteve. Ato duhet të jenë pjesë e qartë e dialogut politik, e monitorimit ndërkombëtar dhe e çdo procesi ku matet sundimi i ligjit dhe trajtimi i pakicave”.

adv

Paralajmërohet rikthimi i Fatmir Limaj në PDK

0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka paralajmëruar se kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mund të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e qershorit.

Ai ka thënë për RTV21 se ende nuk ka një vendim përfundimtar, por emri i Limajt është përmendur në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PDK-së, dhe se çështja pritet të qartësohet deri më 12 maj, kur përfundon afati për dorëzimin e listave në KQZ.

Lushtaku është shprehur se personalisht e mbështet rikthimin e Limajt në PDK.

“Për mendimin tim personal, Fatmir Limaj është një njeri që është ndër themeluesit e PDK-së dhe ka kontribuuar shumë. Ai mund të jetë pjesë e PDK-së, por duhet të pritet deri në datën e fundit. Ka diskutime, kemi pasur një mbledhje dje ku kemi zhvilluar bisedime dhe emri i tij është përmendur, por derisa nuk kemi një kërkesë zyrtare prej tij”, tha Lushtaku.

Sipas tij, vendimi për rikthimin e Limajt i takon Kryesisë.

Sipas Lushtakut, PDK në zgjedhje do të garojë e vetme, pa koalicione, por se lista e saj do të përmbaj ”befasi” të shumta.

“PDK-ja është mjaftueshëm e fortë, por sigurisht që ka nevojë që të mund të hyjnë në kuadër të listës së PDK-së. Dera jonë është e hapur dhe do të bisedojmë për figura publike që kanë ndikim në fusha të ndryshme”, tha Lushtaku.

adv

Mucunski: Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese

0

Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese. Kështu u përgjigj ministri i jashtëm Timço Mucunski në konferencën e përbashkët me Sekreatarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Alain Berset. Shefi i diplomacisë Mucunski tha se ka mungesë besimi dhe besueshmërie në aspektin e ofrimit të shërbimeve ndaj nesh si vend, kështu që Qeveria nuk është e gatshme të ndërmarrë asnjë hap drejt ndryshimeve kushtetuese. Duke komentuar zhvillimet në Bullgari dhe marrjen e mandatit nga Radev, Mucunski tha se vendi është i gatshëm për dialog

“Ajo që mund t’ju them është se ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm për dialog dhe jemi të gatshëm për të edhe tani. Mungoi vullneti për një dialog të tillë nga ana e Bullgarisë fqinje me Qeverinë e kaluar. Shpresoj që në Sofje të ketë vetëdije se perspektiva evropiane për vendin tonë është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Edhe nëse nuk ka një vetëdije të tillë dhe nëse një vetëdije e tillë nuk zhvillohet, kjo nuk do të thotë se po mendojmë për ndonjë alternativë, por do të vazhdojmë në rrugën e reformave, do të vazhdojmë në rrugën e pajtueshmërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe do të vazhdojmë të ndajmë ato vlera evropiane në të cilat besojnë shumica dërrmuese e qytetarëve tanë. Por nëse pyetja është nëse jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese në këtë kontekst dhe në këtë situatë, ne nuk jemi të gatshëm. Dhe le të mos ketë dilema rreth kësaj çështjeje” tha Mucunski, deklaroi Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm. /Alsat.mk

adv

Një pjesë e Qendrës pa ujë

0

Ndërmarrja e Ujësjellësit dhe Kanalizimit – Shkup raporton se:

· më 07.05.2026 (e enjte), për shkak të një defekti në pusetën F 6/4 dhe instalimit të një matësi uji për parqet. në rrugën Metropolitan Teodosij Gologanov përballë Kishës Katolike. Disa prej përdoruesve të rrugës Metropolitan Teodosij Gologanov, Komuna Qendër, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në përfundim të aktiviteteve të punës. më 08.05.2026 (e premte), për shkak të punimeve teknike që po kryhen në nënstacionin në Butel nga EVN, të cilat do të fillojnë në orën 05:00 dhe do të zgjasin deri në përfundimin e tyre, është e mundur që pjesë të vendbanimeve Butel, Radishanë dhe Kuçevishka Bara, komuna e Butelit, të mbeten pa furnizim me ujë ose të kenë presion të zvogëluar të ujit.

adv

Komitët sërish me brohoritje skandaloze ndaj shqiptarëve, FFM nuk po reagon!

0

Në vend që të përkrahin klubet sportive nëpër stadiume dhe salla, tifozët maqedonas vazhdojnë me brohoritje nacionaliste duke kërkuar dhoma gazi dhe vdekje për shqiptarët. Institucionet po veprojnë me hapa të ‘breshkës’ në dënimin dhe parandalimin e këtyre fenomeneve në terrenet sportive, ndërsa mosndëshkimi i thirrjeve nacionaliste ka ndikuar që ato të përsëriten vazhdimisht nëpër ndeshje sportive, shkruan Portalb.mk.

Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet anti-shqiptare nuk kanë të ndalura në shkallët e stadiumeve. Në ndeshjen mes K.F. Vardarit dhe K.F. Tikveshit e vlefshme për javën 29, tifozët vendas ‘Komitët‘, brohoritnin se “Shqiptari i mirë, është shqiptari i vdekur”.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një javë nga dita kur tifozët e Vardarit brohorisnin duke kërkuar “vdekje për shqiptarët”, nga Komisioni Disiplinor i FFM-së, nuk e kanë parë të arsyeshme të dënojnë Vardarin për organizim e ndeshjeve si nikoqir.

Tifo grupi ‘Komitët‘, përveç K.F. Vardarit ata përkrahin edhe reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut, ku kapiteni i ekipit është shqiptari nga Shkupi – Enis Bardhi, por përveç tij në ekipin e parë ka edhe tjerë futbollistë shqiptarë, këta lojtarë marrin ofendime nga vetë tifozët maqedonas.

Deri më tani për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe anti-shqiptare, K.F.Vardari nga FFM-ja është dënuar me vetëm një ndeshje pa publik dhe 5.000 euro gjobë.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm, i koreve anti-shqiptare në stadiume. Një gjuhë e tillë kohëve të fundit filloi që nga ndeshja e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë e vlefshme për para kualifikimet e Kampionatit Botëror.

E njëjta gjuhë e urrejtës vazhdoi edhe në disa ndeshje të futbollit, siç ishte ndeshje mes Vardaritdhe Bashkimit, apo edhe në ndeshje të tjera ku luante K.F. Vardari, K.F. Pelisteri dhe K.F. Tikveshi, qoftë me ekipe shqiptare apo maqedonase, tifozët maqedonas brohorisnin duke kërkuar vdekje apo dhoma gazi për shqiptarët.

Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD), për Portalb.mk ka shprehur shqetësim për dukuritë e shpeshta të gjuhës së urrejtjes në tribunat sportive. Sipas tyre, këto nuk janë vetëm incidente të izoluara, por tregojnë probleme më të thella sociale që lidhen me intolerancën, diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes në bazë të etnisë, kombësisë ose bazave të tjera.

KPMD u bën thirrje institucioneve kompetente, federatave sportive dhe klubeve që të marrin masa më efektive për të parandaluar dhe sanksionuar fenomene të tilla, duke përfshirë edukimin e tifozëve, mbikëqyrjen e shtuar dhe zbatimin e vazhdueshëm të dispozitave ligjore. / Portalb

adv