11.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 25

Reforma në arsimin e lartë pa konsensus, BDI kundër dhe VLEN në dilemë!

0

Opozitarja BDI nuk do ta mbështesë ligjin për arsimin e lartë, për arsye se siç thonë, ky ligj e cenon autonominë universitare duke i mundësuar ministrit të arsimit por edhe vetë Qeverisë ndërhyrje brutale në vendimmarrjen akademike, në menaxhimin me financat e vetë universiteteve si dhe në udhëheqjen e institucioneve të arsimit të lartë.

“Përmes këtij ligji do të dobësohet demokracia e brendshme e universiteteve, ndërsa vendimmarrja do të centralizohet në duar të disa individëve dhe grupeve të interesit. Liria akademike duhet të jetë e paprekshme ndërsa institucionet e arsimit të lartë të jenë të pavarura gjatë realizimit të veprimtarisë së tyre. Për arsyet e lartpërmendura, ky propozim ligj është i papranueshëm për ne dhe në asnjë mënyrë nuk do ta ketë mbështetjen tonë”, thonë nga BDI.

Nuk dihet nëse edhe VLEN do ta votojë propozim-ligjin për Arsimin e Lartë, pasi nga ky koalicion na thanë se po e presin versionin final për të parë në çfarë mase ato janë inkorporuar vërejtjet e tyre.

“Gjatë këtij procesi kemi paraqitur vërejtje dhe sugjerime, ndërsa presim versionin final të propozim-ligjit për të parë në çfarë mase ato janë inkorporuar. Konsiderojmë se një reformë e tillë kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe konsensus të gjerë, përfshirë edhe grupe akademike, në mënyrë që të sigurohet cilësi dhe qëndrueshmëri afatgjate”, thonë nga VLEN.

Ndryshe, Ministria e Arsimit ka ri publikuar sërish projektligjin për arsimin e lartë, nga ku janë marrë parasysh ndryshime si në aspektin teknik ashtu edhe në atë thelbësor. Megjithatë ligji pritet të dërgohet në Qeveri dhe pasi të miratohet të dërgohet në Kuvend.

adv

Nga 13 deri më 19 prill aksion evropian për kontroll të shpejtësisë në rrugët e vendit

0

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se nga 13 deri më 19 prill fillon aksioni evropian për kontroll të shpejtësisë në rrugë.

Nga atje theksojnë se Policia rrugore e Maqedonisë, si anëtare e Rrjetit Evropian të Policive Rrugore – ROADPOL, i bashkohet këtij aksioni me kontrolle të shtuara për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar.

“Ndërsa të mërkurën, më 15 prill, nga ora 00:00 deri të enjten, 16 prill në ora 00:00, do të zhvillohet një “Maratonë 24-orëshe e shpejtësisë”, gjatë së cilës do të ketë kontrolle të pandërprera të shpejtësisë së lëvizjes në të gjithë territorin e shtetit. Vozitja e shpejtë mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda dhe fatale në rrugët tona. Prandaj duhet të veprojmë vazhdimisht. Me implementimin e projektit “Safe City” dhe kontrollet e vazhdueshme aksionale të trafikut: rritet ndërgjegjësimi për rreziqet e vozitjes me shpejtësi të madhe, nxitet ndryshimi i sjelljes së shoferëve në afat të gjatë, shpëtohen jetë”, thonë nga MPB.
Sipas Policisë, një pjesë e madhe e lokacioneve të aksionit për kontrolle janë të njohura paraprakisht për shoferët, me qëllim që të forcohet karakteri parandalues i këtyre aksioneve.

“Qëllimi nuk është ndëshkimi, por qarkullimi në kufijtë e lejuar të shpejtësisë – një qarkullim që shpëton jetë”, thonë nga MPB.

adv

Sinagoga në Shkup i shpëton djegies, vetëm dëme materiale

0

Persona ende të panjohur mëngjesin e djeshëm kanë tentuar të djegin Sinagogën hebraike në Shkup. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:50 minuta ndërsa gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së objektit fetar.

Dy persona të maskuar kanë tentuar të djegin një objekt të Bashkësisë Hebraike në Shkup. Që të dy kanë kërcyer gardhin e objektit, kanë derdhur benzinë dhe kanë shkaktuar zjarr duke hedhur flakadan.

Nga zjarri është shkaktuar vetëm dëm material dhe nuk ka persona të lënduar. Kryetari i Bashkësisë Hebraike në Maqedoni, Pepo Levi, për Alsat tha se pas incidentit kanë marrë telefonata të shumta nga krerët e bashkësive fetare në vend prej të cilëve u është ofruar ndihmë. Siguroi se nuk kanë pasur asnjë mosmarrëveshje me askënd.

“Maqedonia është vend demokratik me popull i cili respekton historinë dhe hebrenjtë. Nuk është përjetuar një gjë e tillë që nga koha e Hitlerit. Gjuhë të tillë të urrejtjes unë nuk kam pritur. Kam besim të plotë te shteti dhe policia dhe besoj se kryerësit do të kapen. Ata do ti konfirmojnë motivet për atë se pse dhe si ka ndodhur kjo vepër. Pak mungoi që të digjet e tërë ndërtesa dhe Sinagoga brenda saj”, deklaroi Pepo Levi – Kryetar i Bashkësisë Hebraike në Maqedoni.

Për momentin zjarrvënësit janë ende të pa njohur për policinë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se në oborrin e Sinagogës kanë gjetur kanistër për benzinë dhe se po punohet për zbardhje të plotë të rastit. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova së fundmi pas seancës së këshillit të sigurisë më 1 mars, pati theksuar se gjithandej në botë objekte fetare hebraike dhe sinagoga janë nën rrezik dhe se duhet tu kushtohet vëmendje të veçantë./Alsat

adv

“S’ka më abuzime”, Rama shpjegon ndryshimet në skemën e bujqësisë

0
Photo by Klan TV

Kryeministri Edi Rama, ishte sot me fermerët e Lushnjës në Krutje. Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi qëndrimet e opozitës, që sipas tij duan të nxisin agresivitet ndaj qeverisë.

Për të, pretendimet e opozitës se qeveria ka hequr subvencionet ndaj fermerëve janë verbëri dhe ligësi.

Rama: E qartë për ata që janë fermerë se ajo që kemi bërë ne është më shumë se jepni naftë. Jo të gjithë përfituesit ishin ata që e meritonin dhe e përdornin naftën për punë bujqësie. Skema e ndarjes për pronësi për sasinë e tokës ishte një problem se në shumicën e rasteve nuk ishte e atyre që punonin tokën. Kemi ardhur, nuk do japim mbështetje që shkon në 7-8 mln leke në vit.

Ai që shet prodhimin e vet paraqet faturën direkt prodhuesit. Merr 10% të TVSH, nga ajo faturë para në dorë. Me ato para do të blesh naftë blej sa të duash. Ata që flasin janë të verbër dhe të ligj. U intereson si të nxisin sherr mërzi, agresivitet ndaj qeverisë. Nuk iu del e keqja, nuk është problemi im. Ajo që po bëjmë është të komunikojmë me ju dhe përmes jush tu komunikojmë të gjithë fermerët, jemi këtu me një ofertë të re për bujqësinë.

adv

Shqetësim te Interi, lëndohet lojtari kryesor

0

Lautaro Martinez do të mungojë të paktën edhe tri ndeshje: ndaj Comos, Cagliarit dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, sërish kundër Comos. Rikthimi ndaj Torinos mbetet i pasigurt, pasi edhe pse nuk bëhet fjalë për një rikthim dëmtimi, problemi është në të njëjtin muskul të pulpës, që shpesh kërkon kohë rikuperimi. Duhet pritur deri në mes të javës së ardhshme për të parë reagimin ndaj terapive.

Një goditje e fortë për Interin, sidomos përballë një kundërshtari të vështirë si Como e Fabregas. Në mungesë të kapitenit, përgjegjësia bie mbi liderët e skuadrës zikaltër si Calhanoglu, Thuram, Barella, Dimarco, Dumfries dhe Acerbi, që duhet të kenë reagim moral dhe teknik.

adv

Lajm i mirë për qytetarët, Qeveria paralajmëron çmime më të ulëta të derivateve

0

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se prej të Komisioni Rregullator për Energjetikë, të ulë çmimet e benzinave për 1,5 denarë, ndërsa atë të naftës për 2 denarë për litër, shkruan TV21. Mickoski tha se këto janë çmimet minimale, respektivisht se këtij lirimi, i shtohet edhe lirimi që ofron OKTA për dy denarë për benzinat dhe 3 denarë për naftën.

“Presim që në seancën e ardhshme të Komisionit Rregullator për Energjetikë të sillet vendim, me çka do të kemi ule të çmimit të karburantit të naftës, respektivisht benzinave, dhe atë Eurosuper-95 dhe Eurosuper-98, të ulen për 1,5 denarë, ndërsa dizeli të ulet për 2,5 denarë, që do të tregojë që çmimi maksimal për Eurosuper-95 do të jetë 82 denarë për litër, këtu nuk përfshihet lirimi prej dy denarë, që e dini që OKTA e ka miratuar, dhe gjithashtu, Eurosuper-98 tani do të jetë, sipas llogarive tona, duhet të jetë 84 denarë për litër, as këtu nuk hyjnë ato 2 denarë lirim që e iraton OKTA për partnerët. Gjithashtu dizeli, siç thash, do të duhej të ulej për 2,5 denarë, dhe çmimi i ri duhet të jetë 95,5 denarë për litër, këtu nuk përfshihen 3 denarë që i jep praktikisht OKTA”, tha Mickoski.

Çmimet e derivateve sipas paralajmërimeve të Mickoskit, duke ia shtuar lirimet nga OKTA:

Benzina BS-95 – 80 den/l

Benzina BS-98 – 82 den/l

Nafta – 92,5 den/l

adv

BDI kundër ligjit të ri: “Pa kuota, pa drejtësi”

0

Me Ligjin për përfaqësim të drejtë, sipas koalicionit qeverisës VLEN, për herë të parë do të vendosen rregulla të qarta dhe zbatim të detyrueshëm në të gjitha institucionet, duke i dhënë fund, siç thotë, manipulimeve dhe punësimeve pa meritë që më parë i bënte BDI. VLEN thekson se kjo nismë synon të sigurojë trajtim të barabartë dhe drejtësi për të gjithë ata që për vite me radhë kanë pritur përfaqësim adekuat në administratë.

“Për herë të parë, kjo punë nuk mbetet më pa zot shtëpie. Për herë të parë formohet trup koordinativ, në krye me zëvendëskryeministër shqiptar, që do ta ndjekë zbatimin e ligjit dhe do të kërkojë llogari nga çdo institucion. Me pak fjalë, nuk ka më vend për hile, deklarimet e rreme nuk kalojnë më dhe koha e mashtrimeve merr fund. Ky ligj nuk është për një parti. Ky ligj është për çdo shqiptar që ka pritur me vite të trajtohet si duhet. Të marrë hisen e vet”, tha Astrit Iljazi – VLEN.

Nga partia opozitare BDI paraprakisht kanë reaguar për propozim-ligjin e ri, duke e quajtur tradhti e hapur ndaj çdo arritjeje për të cilën është sakrifikuar me dekada. Thonë se propozim-ligji i hartuar nga Karakamisheva dhe i përkrahur me bujë nga VLEN, nuk është arritje, por regres brutal.

“Propozim që po qarkullon në media: -nuk parasheh kuota etnike, që d.m.th. ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetëm 0,2 % në administratë; -nuk parasheh obligim për institucionet që t’i identifikojë në bazë etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit; -nuk parasheh dispozita sanksionuese; Me një fjalë: një ligj mashtrimi, kurthi, pa shpirt, pa drejtësi”, thonë nga BDI.

Më 7 prill Qeveria e miratoi Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, për t’ia dërguar Kuvendit për miratim. Deri më tani projekt-ligji nuk është bërë publik. Zëvendëskryeministri Bekim Sali, deklaroi se ligji tashmë e ngre parimin e përfaqësimit të drejtë nga nivel kushtetues në detyrim të drejtpërdrejtë ligjor për të gjitha institucionet shtetërore.

adv

VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë i jep fund manipulimeve në administratë

0

Me Ligjin për përfaqësim të drejtë, sipas koalicionit qeverisës VLEN, për herë të parë do të vendosen rregulla të qarta dhe zbatim të detyrueshëm në të gjitha institucionet, duke i dhënë fund, siç thotë, manipulimeve dhe punësimeve pa meritë që më parë i bënte BDI. VLEN thekson se kjo nismë synon të sigurojë trajtim të barabartë dhe drejtësi për të gjithë ata që për vite me radhë kanë pritur përfaqësim adekuat në administratë.

“Për herë të parë, kjo punë nuk mbetet më pa zot shtëpie. Për herë të parë formohet trup koordinativ, në krye me zëvendëskryeministër shqiptar, që do ta ndjekë zbatimin e ligjit dhe do të kërkojë llogari nga çdo institucion. Me pak fjalë, nuk ka më vend për hile, deklarimet e rreme nuk kalojnë më dhe koha e mashtrimeve merr fund. Ky ligj nuk është për një parti. Ky ligj është për çdo shqiptar që ka pritur me vite të trajtohet si duhet. Të marrë hisen e vet”, tha Astrit Iljazi – VLEN.

Nga partia opozitare BDI paraprakisht kanë reaguar për propozim-ligjin e ri, duke e quajtur tradhti e hapur ndaj çdo arritjeje për të cilën është sakrifikuar me dekada. Thonë se propozim-ligji i hartuar nga Karakamisheva dhe i përkrahur me bujë nga VLEN, nuk është arritje, por regres brutal.

“Propozim që po qarkullon në media: -nuk parasheh kuota etnike, që d.m.th. ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetëm 0,2 % në administratë; -nuk parasheh obligim për institucionet që t’i identifikojë në bazë etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit; -nuk parasheh dispozita sanksionuese; Me një fjalë: një ligj mashtrimi, kurthi, pa shpirt, pa drejtësi”, thonë nga BDI.

Më 7 prill Qeveria e miratoi Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, për t’ia dërguar Kuvendit për miratim. Deri më tani projekt-ligji nuk është bërë publik. Zëvendëskryeministri Bekim Sali, deklaroi se ligji tashmë e ngre parimin e përfaqësimit të drejtë nga nivel kushtetues në detyrim të drejtpërdrejtë ligjor për të gjitha institucionet shtetërore.

adv

LDK mbyll derën për dy kandidatët aktualë të VV-së për President

0

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mohuar se janë diskutuar emra konkretë për president, duke theksuar se bisedimet me kryetarin e LVV-së kanë qenë të kufizuara vetëm në parime dhe në dy propozimet aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdixhiku tha se vetëm pasi të ketë një marrëveshje politike për mënyrën se si duhet të duket figura e presidentit, mund të flitet për emra konkretë. Sipas tij, Kosova ka nevojë për një president që bashkon skenën politike dhe që përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare.

“Pozicioni i LDK-së është që nuk mund të mbështesim dy kandidaturat aktuale, kaq. Tani po pres të dëgjoj se çfarë ka për të thënë partia që i ka 58 deputetë, të na tregojë se çfarë është pozicioni i tyre. Besoj që Presidenti i Kosovës duhet të jetë një figurë unifikuese, një figurë që bën mirë politikën e jashtme, që i hap Kosovës dyert në tavolinat kryesore botërore. Besoj që Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për këtë punë”, përfundoi Abdixhiku.

Abdixhiku bëri të ditur se LDK-ja nuk është e gatshme të mbështesë një skenar ku të gjitha pozitat kryesore shtetërore do t’i takonin një partie të vetme. Ai la të kuptohet se gjatë javës së ardhshme mund të ketë takime të reja, por nuk dha sinjale se është afër ndonjë marrëveshje.

“Kam dëgjuar shumë spekulime dje. Ato janë vetëm spekulime, nuk janë të vërteta. Ne nuk kemi folur për emra, aq më pak për emrin tim. Pra, kemi folur për dy propozimet aktuale që janë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dje në mëngjes i kam kthyer përgjigje që LDK-ja nuk mund të mbështesë një skenar në të cilin të tri kandidaturat, të tri pozicionet shtetërore, i takojnë një partie politike”, deklaroi ai.

Ai shtoi se fokusi i tij personal nuk është marrja e një posti shtetëror, por bashkimi i spektrit të djathtë brenda LDK-së.

Ndërkohë, Abdixhiku bëri të ditur se ka nisur kontakte edhe me liderët e tjerë opozitarë. Ai konfirmoi se është takuar me Bedri Hamzën për të diskutuar pozicionin e PDK-së, ndërsa tha se Ramush Haradinaj ka refuzuar takimin.

“Po, jam takuar me zotin Hamza. Kam zhvilluar diskutime për të parë pozicionin e tyre. Zoti Haradinaj e ka pasur refuzim takimi. Me thënë të drejtën është qërim i tyre që s’duan të takohen, po mos të ankohen më pas, sepse takimi është parakusht i diskutimeve normale njerëzore”, u shpreh ai..

Sa i përket mundësisë që ai vetë të kandidojë për president, kreu i LDK-së e përjashtoi kategorikisht një gjë të tillë në këtë fazë. Ai theksoi se posti i presidentit duhet të jetë rezultat i një marrëveshjeje të gjerë politike dhe jo i ambicieve individuale.

“Jo, s’ka gjasa të vetëpropozohem sepse çështja e presidentit është çështje konsensuale. Pra duhet të flasim për parime njëherë. Mos e ngatërroni, nuk po flasim për akomodim individual në këtë fazë, aq më pak për një pozicion kaq të rëndësishëm shtetëror”, deklaroi Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se LDK-ja nuk ka diskutuar ende për emra konkretë, madje as për kandidatë që mund të pranoheshin nga partitë e tjera. Sipas tij, problemi kryesor nuk është mungesa e emrave, por mungesa e votave të nevojshme për ta bërë një kandidat të pranueshëm.

“Për atë s’e kemi gjetur. Ne i kemi harxhuar diku 30 ditë para afatit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk kemi arritur të gjejmë një president konsensual”, tha ai.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

 

Burimi / Koha.net

adv

Maqedonia e Veriut “kampione” e pushimeve në 2026, deri në 10 fundjava të zgjatura

0

Në vitin 2026 në Maqedoninë e Veriut qytetarët kanë 7 deri në 10 fundjava të zgjatura, varësisht nga përkatësia etnike apo fetare. 7 festa shtetërore, janë ose të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose janë të dielën dhe sipas ligjit, ditët e jopunës transferohen të hënën.

Në vitin 2026 ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë
• 1 Janar (e enjte), Dita e Vitit të Ri,
• 7 Janar (e mërkurë), Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks,
• 20 Mars (e premte), Bajrami i Ramazanit, dita e parë e Bajramit të Ramazanit
• 13 Prill (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,
• 1 Maj (e premte), Dita e Punës
• 24 Maj (e diel) “Shën Kirili dhe Metodi” – Dita e Iluministëve Pansllavë- 25 Maji (e hënë) është ditë jopune,
• 2 Gusht (e diel), Dita e Republikës – 3 Gushti (e hënë) është ditë jopune,
• 8 Shtator (e martë), Dita e Pavarësisë,
• 11 Tetor (e diel), Dita e Kryengritjes Popullore- 12 Tetor (e hënë) është ditë jopune,
• 23 Tetor (e premte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase,
• 8 dhjetor (e martë), “Shën Kliment Ohrit”.

Analiza e datave për vitin 2026 konfirmon se Maqedonia së Veriut kryeson bindshëm me numrin më të madh të festave shtetërore dhe atyre fetare, të cilat shndërrohen në ditë pushimi për administratën dhe sektorin publik. Tre lista zyrtare të festave shtetërore për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, tregojnë një diferencë të dukshme në numrin e ditëve të jopunës gjatë vitit.

Shqipëria ka 15 ditë feste, Kosova 11, ndërsa Maqedonia e Veriut i kalon të dyja shtetet me diferencë të madhe edhe 27 ditë. Kjo situatë nxit debat në vend për funksionalitetin e institucioneve, efikasitetin e shërbimeve publike dhe nevojën për harmonizim të legjislacionit të festave me praktikat e rajonit dhe të BE-së. Të dhënat e publikuara nga platforma AXA Schengen, e cila monitoron udhëtimet dhe statistikat evropiane, tregojnë se mesatarja e ditëve jopune në vendet BE-së lëviz nga 11 deri në 13 në vit. /Alsat.mk

adv