11.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 24

Kurti: Serbia kreu gjen.ocid ndaj shqiptarëve në Kosovë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, duke akuzuar Serbinë për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Ai tha se më 12 prill 1999 forcat serbe rrethuan zonën ku ishin strehuar civilët shqiptarë, duke kryer tortura, ekzekutime dhe dëbime të popullsisë.

Kurti rikujtoi se gjatë asaj periudhe u vranë civilë të paarmatosur dhe pjesëtarë të UÇK-së, duke e cilësuar këtë si krim shtetëror të Serbisë.

adv

Rama në Samitin e Diasporës Shqiptare: Shqipëria 2030 në BE është një zgjedhje qytetërimi

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria 2030 në Bashkimin Evropian (BE) nuk është një objektiv politik, por sipas tij është një zgjedhje qytetërimi, raporton Anadolu.

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po zhvillohet sot Samiti i katërt i Diasporës Shqiptare me disa panele, ndërkohë në hapje të punimeve të samitit ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama dhe zyrtarë të tjerë.

Kryeministri Rama theksoi se sot diaspora shqiptare nuk është më një histori ikjeje, por sipas tij ajo është një histori e shumëfishimit të forcave të kombit shqiptar dhe vlerës së shtuar të Shqipërisë.

Rama shtoi se samiti nuk është një mbledhje ceremoniale, por “është një deklaratë qëllimesh të larta dhe të përbashkëta”.

“Shqipëria nuk mbaron aty ku mbaron territori i saj. Shqipëria jeton kudo ku shqiptarët mbajnë gjuhën, kujtesën, shpresën kokëfortë dhe ndjenjën e pathyeshme të përkatësisë së tyre kombëtare. Dhe sot, kur bota është më e ndërlidhur se kurrë dhe kur fjala, si kurrë më parë vjen e vjen në çast sa hap e mbyll sytë nga një kontinent në tjetrin, ju (diaspora) jeni zgjatim i gjallë i Shqipërisë kudo në botë”, u shpreh Rama.

Rama tha se sot i kanë çelur të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe se e kanë bërë këtë në një kohë rekord.

“Sot e ardhmja evropiane është një tryezë, ku jemi të ulur çdo ditë bashkërisht, ballë për ballë, ne dhe Komisioni Evropian me ambicien e përbashkët për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027. Shqipëria sot nuk është gjëkundi më, Shqipëria që shumë prej jush lanë pas. Është një vend që ndryshon çdo ditë, ndonjëherë ngadalë, ndonjëherë më shpejt se sa e kemi pritur edhe ne vetë, por në mënyrë të padiskutueshme dhe të pakthyeshme Shqipëria ecën vetëm përpara. Shqipëria 2030 në Bashkimin Evropian nuk është një objektiv politik, është një zgjedhje qytetërimi”, tha Rama.

Rama u shpreh se ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por sipas tij ajo shkruhet edh në Romë, në Athinë, në Londër, në New York, në Berlin, në Zyrih, në çdo vend ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë.

– Hoxha: Shqipëria që transformohet dhe diaspora që afirmohet, dy anë të së njëjtës medalje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, theksoi në fjalën e tij se historia e diasporës është histori sakrifice, qëndrese dhe përkushtimi. Ai shtoi se ky samit është një pikë takimi në mënyrë që sipas tij vizioni i përbashkët të kthehet në bashkëveprim.

“Shqipëria që transformohet dhe diaspora që afirmohet janë dy anë të së njëjtës medalje. Dhe kjo medalje ka një emër, shqiptaria në zhvillim dhe forcim”, tha ndër të tjera ministri Hoxha.

Kryediplomati Hoxha theksoi se Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt të ardhmes evropiane që i ka projektuar vetes.

Samiti i Diasporës Shqiptare që do të mbahet deri më 15 prill organizohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nën kujdesin e kryeministrit Rama.

Sipas organizatorëve, ky samit është një hapësirë dialogu, bashkëpunimi dhe vizioni mes shqiptarëve kudo në botë. Gjithashtu theksohet se samiti përbën mundësi për të ndarë ide, përvoja dhe për të forcuar lidhjet mes diasporës dhe institucioneve në Shqipëri.

adv

E marta spektakolare në Champions: Atletico Madrid – Barcelona dhe Liverpool – PSG

0

 

Sonte rikthehen ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Atletico Madrid – Barcelona, do të jetë derbi i gjigantëve spanjoll.

Madrilenët triumfuan në ndeshjen e parë përballë katalunasve me rezultat 0:2.

Synim i skuadrës së Hansi Flick, mbetet rikthimi i rezultatit për të vazhduar tutje në gjysmëfinale, por se a do të ndodh kjo mbetet të shihet.

Ndërkaq, një tjetër ballafaqim i fortë do të jetë në “Anfield Road”, ku Liverpool do të nikoqir i kampionëve aktual Paris Saint Germain.

“The Reds” e humbën lojën e parë me rezultat 2:0 në Francë dhe tash ekipi i Arne Slot do të bëjë përpjekje të bëjë kthimin e rezultatit në favor të tyre.

adv

Ahmeti: Bashkë me Ramën për të ardhmen e përbashkët

0

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se në Tiranë ka zhvilluar takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë, takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim, Edi Rama.
Bisedë e hapur për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.
Me përkushtim për unitet, zhvillim dhe të ardhmen tonë të përbashkët!”, ka shkruar Ahmeti.

adv

Ulen çmimet e derivateve të naftës

0

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,73 % në raport me vendimin e datës 6.4.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,50 denar/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 2,084 den/kg dhe do të jetë 49,227 den/kg.

Nga data 15.3.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82,00 (denarë/litër)

adv

Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë popull shtetformues

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Samitin e IV të Diasporës, theksoi rolin e shqiptarëve jashtë vendit dhe në rajon në ndërtimin e së ardhmes së kombit.

Rama u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por në çdo vend ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, duke përmendur qytete si Roma, Athina, Londra, Zyrihu, Nju Jorku dhe Berlini. Ai theksoi se kontributi i diasporës është thelbësor për zhvillimin dhe perspektivën evropiane të vendit.
Një vëmendje të veçantë kreu i qeverisë i kushtoi shqiptarëve në rajon, duke nisur nga Kosova, të cilën e cilësoi si shtetin tjetër të pavarur të shqiptarëve.

Duke u ndalur te Maqedonia e Veriut, Rama theksoi se shqiptarët atje janë një element kyç në shtetin fqinj, duke nënvizuar se ata janë “një popull shtetformues i Republikës mike”. Ai shtoi se ky realitet nuk duhet harruar nga askush dhe përbën një bazë të rëndësishme për bashkëjetesën dhe zhvillimin e vendit.

“E ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por dhe në Romë, Athinë, Londër, Zyrih, New York, Berlin, në çdo vend ku shqiptarët jetojnë, punojnë dhe ëndërrojnë. Por e ardhmja e Shqipërisë shkruhet kudo shqiptarët jetojnë rreth e rrotull kufijve të Shqipërisë, duke filluar nga shteti tjetër i pavarur i shqiptarëve, Kosova dhe pastaj dhe duke vazhduar me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët s’duhet ta harrojë askush janë një popull shtetformues i Republikës fqinje dhe mike e duke vazhduar dhe me shqiptarët në Mal të Zi e gjetkë”, deklaroi Rama.

Rama përmendi gjithashtu edhe shqiptarët në Mali i Zi dhe në treva të tjera, duke theksuar se shqiptarët kudo që jetojnë janë pjesë e të njëjtit identitet dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve kombëtare.
Sipas Ramës, kalimi “nga distanca në afërsi dhe nga ndjenjat në strategji” është thelbësor për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, ku shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve, luajnë një rol të përbashkët në zhvillimin ekonomik e politik.

adv

“S’kemi më kohë” – Thirrja urgjente e Alitit për bashkim para sfidës së madhe sportive të vitit 2030

0

Sekretari i Përgjithshëm i Komiteti Olimpik i Kosovës, Besim Aliti, në emisionin “SportCast” ka folur për sfidat, afatet dhe urgjencën që e pret Kosovën në rrugën drejt organizimit të Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Ai ka theksuar nevojën për bashkëpunim institucional, përshpejtim të proceseve dhe përgatitje serioze infrastrukturore në një periudhë kohore që, sipas tij, është shumë e kufizuar për projektet madhore që kërkohen.

Duke folur për kohën e mbetur në dispozicion, Aliti ka nënvizuar se katër vitet e ardhshme janë të pamjaftueshme për realizimin e projekteve kapitale sportive, duke pasur parasysh kompleksitetin e ndërtimit të objekteve si stadiumi kombëtar, qendrat nacionale sportive apo renovimi i objekteve ekzistuese.

Ai ka theksuar rëndësinë e miratimit të projektligjit për Lojërat Mesdhetare si një hap kyç që do të ndikojë drejtpërdrejt në përshpejtimin e procedurave të prokurimit dhe nisjen konkrete të punimeve infrastrukturore.

“Nuk është që nuk ka lëvizje, ka lëvizje por jo aq shumë konkrete sa ç’duhet dhe mendoj që kjo dhe mendoj që kjo është pika e cila ka ndodhur tash dhe momentumi kryesor është miratimi i projektligjit për Lojëra Mesdhetare i cili pikërisht duhet të përshpejtojë procesin e prokurimit dhe procesin se si duhet ne të fillojmë sa më shpejt me infrastrukturën sportive. Pra kam besim të plotë, nuk kemi tepër kohë. Të gjithë ata që janë marrë me ndërtim e dinë se sa pak është katër vjet apo katër vjet e gjysmë për të ndërtuar stadium kombëtar, qendrën nacionale të notit, apo qendrën nacionale të tenisit, apo çfarëdo palestre tjetër. Është, është shumë apo renovimi i Pallatit të Rinisë. Unë ju garantoj që jo më pak se katër vjet i duhet vetëm Pallatit të Rinisë për të renovuar, jo po për të ndërtuar. Pra nuk kemi kohë, nuk kemi luks të debatojmë më”, theksoi Aliti në SportCast.

Tutje, Aliti është ndalur te nevoja për unitet institucional, duke bërë thirrje që të shmangen debatet e panevojshme dhe të fokusohet energjia në punë konkrete. Sipas tij, bashkëpunimi mes institucioneve kryesore si Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik është thelbësor për suksesin e organizimit. Ai ka vlerësuar si pozitiv sinjalet e fundit të koordinimit ndërinstitucional, duke e konsideruar këtë si momentin e duhur për një bashkim të fuqishëm në funksion të përfaqësimit sa më dinjitoz të vendit.

“Iu bëj thirrje këtu, iu bëj definitivisht thirrje të gjithë institucioneve, nuk kemi luks për debate. Të ulemi, të punojmë bashkë, të respektojmë hierarkinë, të respektojmë atë që kemi nënshkruar dhe kjo i bie që secili hisedar e ka rolin e vet. Siç e ka Komiteti Olimpik, ashtu e ka edhe kryeqyteti i Prishtinës, ashtu e ka edhe Qeveria e Kosovës. Secili e di shumë mirë rolin, përgjegjësitë dhe obligimet të cilët i kanë nënshkruar dhe jam i lumtur që e shoh edhe në fakt këtë bashkëpunim institucional tashmë. E pashë që ka pasur edhe Komuna e Prishtinës takim me Ministrinë e Sportit. Kjo më bën ekstrem të lumtur. Ministri i sportit Blerim Gashani po tregon një proaktivitet shumë drejtpërdrejtë për të treguar një bashkim, po gjithashtu edhe kryetari Përparim Rama. Pra, unë jam i bindur që tash është momenti i një bashkimi të fuqishëm që t’i tregojmë botës, t’i tregojmë Evropës, t’i tregojmë shteteve mesdhetare që ne shqiptarët dimë të punojmë bashkë dhe mund të jemi, mund të jemi shumë të fuqishëm kur jemi bashkë”, shtoi Aliti.

Aliti ka folur edhe për skenarët alternativë në rast të vonesave në realizimin e infrastrukturës, duke theksuar se organizatorët duhet të jenë të përgatitur me disa plane rezervë. Ai ka theksuar rëndësinë e fleksibilitetit në organizim, përfshirë mundësinë e ndërtimit të infrastrukturës së përkohshme për disa disiplina sportive, në mënyrë që të garantohet mbulimi i plotë i programit të Lojërave edhe në kushte sfiduese.

“E kam shumë vështirë ta mendoj këtë skenar. Është me të vërtetë skenari i errët siç e përmende edhe vetë, por unë mendoj që ne si Komiteti Organizativ duhet të kemi gjithmonë planin A, B, C, D. Jo planin A dhe B. Nuk është i mjaftueshëm. Ka thënë një thënie shumë të rëndësishme Mike Tyson, nëse e mban mend, “Everybody has a plan B until they get punched in the face”. E nuk dua neve të na ndodhë kjo, të kemi planin B derisa dikush të na godasë ashtu siç ka thënë edhe Mike Tyson pra, siç thashë. plani A është gjithçka shkon sipas planit të miratuar nga Komiteti Organizativ dhe masterplanit të krijuar për Lojërat Mesdhetare. Në qoftë se nuk jemi me afat, plani B duhet të jetë krijimi i infrastrukturës së përkohshme sa më shumë që të mund të mbulojmë ato sporte për të cilët nuk kemi infrastrukturë të përhershme”, theksoi Aliti.

Ndryshe, Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 përbëjnë një nga projektet më të mëdha sportive dhe infrastrukturore në historinë e Kosovës. Ky organizim pritet të ketë ndikim të gjerë në zhvillimin e sportit, turizmit dhe imazhit ndërkombëtar të vendit. Megjithatë, suksesi i tyre mbetet i lidhur ngushtë me ritmin e punimeve, koordinimin institucional dhe përkushtimin për të përmbushur standardet ndërkombëtare brenda afateve të parapara./Kosovapress.

adv

Sistemi i ri kufitar shkakton kaos në aeroportet evropiane, mijëra udhëtarë përballen me vonesa

0

Mijëra udhëtarë jo të BE po përballen me radhë të gjata, vonesa të mëdha dhe anulime fluturimesh në shumë aeroporte evropiane, si pasojë e zbatimit të sistemit të ri të kontrollit kufitar Entry/Exit System (EES) të Bashkimi Evropian.

Sistemi i ri kërkon regjistrimin biometrik të udhëtarëve nga vendet jashtë zonës Shengen, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografi të fytyrës gjatë hyrjes dhe daljes.

Radhë të gjata dhe vonesa u raportuan në fundjavë në disa nga aeroportet kryesore, përfshirë Gjenevën, Lisbonën dhe Maltën, ndërsa probleme u shfaqën edhe në Bruksel dhe Holandë.

Sipas raportimeve, situata vazhdoi edhe ditët në vijim, me pasagjerët në aeroportin e Brukselit dhe Aeroportin Schiphol në Amsterdam që raportuan pritje deri në dy orë në kontrollin e pasaportave.

Në disa raste, udhëtarët përshkruan skena kaotike, me të moshuar dhe familje me fëmijë që prisnin për orë të tëra, ndërsa një pjesë e pikave automatike të kontrollit nuk funksiononin.

Situata u rëndua më tej në Milano, ku disa pasagjerë raportuan se disa u ndjenë keq dhe humbën ndjenjat pas pritjes deri në tre orë në radhë.

Ndërkohë, rreth 100 pasagjerë të kompanisë easyJet mbetën në aeroportin e Milanos Linate, pasi nuk arritën të kalonin në kohë kontrollin dhe fluturimi drejt Mançesterit u nis pa ta. Kompania theksoi se situata ishte jashtë kontrollit të saj dhe i cilësoi vonesat si “të papranueshme”.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Ryanair, e përshkroi zbatimin e sistemit si “kaos” dhe “çrregullim”, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po ndëshkon udhëtarët britanikë pas Brexit.

Sistemi Entry/Exit System (EES), i cili zëvendëson vulosjen tradicionale të pasaportave, kërkon regjistrimin e të dhënave biometrike për të gjithë udhëtarët nga vendet e treta. Ai u prezantua fillimisht në tetor 2025 dhe pritet të zbatohet plotësisht në prill 2026.

Autoritetet dhe kompanitë ajrore u bëjnë thirrje udhëtarëve të paraqiten më herët në aeroporte, për shkak të pritjeve të gjata që po shkakton sistemi i ri./tch.

adv

Marketet me çmime të ndryshme online dhe në raft, qytetarët përballen me mospërputhje të çmimeve

0

Edhe pse marketet janë të detyruara që çmimet e produkteve t’i publikojnë në faqet e tyre të internetit, qytetarët shpesh përballen me një realitet tjetër në terren. Sipas tyre, marketet nuk i përditësojnë rregullisht çmimet dhe ato nuk përputhen me çmimet në dyqane. Ata thonë se çmimi në ueb-faqe pothuajse gjithmonë është më i ulët krahasuar me çmimin në market.

“Ju ka ndodhur ndonjëherë të kontrolloni çmimin në internet, por ai të mos përputhet me çmimin në market? Ndodh, ndonjëherë pesë, tre, shtatë denarë”, tha një qytetar.

“Këto çmime që i publikojnë nuk janë të njëjtat. Në markete janë ndryshe nga ato që i vendosin në rrjetet sociale. Kur shkojmë për të blerë, paguajmë dyfish, nuk janë ato çmime”, u shpreh një qytetar.

“Para blerjeve më të mëdha, i kontrollojnë çmimet në faqet e internetit të distributorëve më të mëdhenj”, thotë qytetari.
“Nuk kontrolloj asgjë më”, theksoi një qytetar.

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut janë konstatuar parregullsi te tregtarët dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 60.000 euro.

“Gjatë vitit 2025, në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, janë kryer gjithsej 4.340 inspektime dhe janë lëshuar 75 urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë totale prej 60 mijë eurosh”, deklaruan nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

  • Janë kryer 4.340 kontrolle
  • Janë shqiptuar 75 gjoba në vlerë prej 60.000 euro

Detyrimi për tregtarët që t’i publikojnë çmimet online është vendosur me qëllim që qytetarët të mund të kontrollojnë se ku është më i lirë një produkt dhe ta blejnë aty, në vend që të shëtisin nga një market në tjetrin./Alsat.mk.

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Pasdite në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë, ndërsa gjatë luginës së Povardarisë do të ketë erë të fortë me shpejtësi deri 60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 17 deri 22 gradë celsius.

Deri ditën e enjte moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.

adv