11.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 23

Spektakël në Europë / Bayern Munich sfidon Real Madridin, Arsenali pret Sporting CP

0

Sot do të kompletohet tabloja e gjysmëfinaleve të Champions League, me dy përballje që pritet të dhurojnë emocione të forta dhe spektakël të garantuar për tifozët e futbollit.

Vëmendja kryesore do të jetë e përqendruar në “Allianz Arena”, ku Bayern Munich pret Real Madrid në një duel klasik të futbollit europian. Bavarezët vijnë me avantazhin e fitores 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Spanjë, duke u pozicionuar më pranë kualifikimit. Megjithatë, përballë tyre është një skuadër me histori dhe eksperiencë të jashtëzakonshme në këtë kompeticion.

Reali ka treguar ndër vite se di të përmbysë çdo situatë dhe nuk dorëzohet lehtë, ndaj madrilenët do të synojnë një tjetër mbrëmje të madhe europiane për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar një vend në katërshen më të mirë.

Në ndeshjen tjetër, Arsenal pret Sporting në Londër. “Topçinjtë” kanë marrë një avantazh minimal 1-0 nga sfida e parë në Portugali dhe konsiderohen favoritë për të kaluar më tej. Skuadra angleze pritet të administrojë rezultatin me kujdes, duke u mbështetur në formën e mirë dhe mbështetjen e publikut vendas.

Nga ana tjetër, Sporting do të kërkojë surprizën, duke tentuar të shfrytëzojë çdo mundësi për të përmbysur rezultatin dhe për të shkruar historinë. Të dyja ndeshjet do të nisin në orën 21:00 dhe do të përcaktojnë dy gjysmëfinalistet e fundit të këtij edicioni të Champions League.

adv

SHBA vendos bllokadë totale ndaj porteve iraniane, ndalet tregtia detare

0

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane ka njoftuar të mërkurën, se është duke e zbatuar plotësisht bllokadën e porteve iraniane, sipas kërkesës së presidentit të Shteteve të bashkuara.

“Një bllokadë e porteve iraniane është zbatuar plotësisht, ndërsa forcat amerikane ruajnë epërsinë detare në Lindjen e Mesme. Vlerësohet se 90% e ekonomisë së Iranit mbështetet në tregtinë ndërkombëtare detare”, thuhet në një njoftim të kësaj komande, të bërë në emër të komandantit të saj, admiralit Brad Cooper.

“Brenda më pak se 36 orëve që nga zbatimi i bllokadës, forcat amerikane kanë ndalur plotësisht tregtinë ekonomike që hyn dhe del nga Irani përmes detit”.

Komanda ka bërë me dije se “bllokada po zbatohet në mënyrë të paanshme ndaj anijeve të të gjitha vendeve që hyjnë ose dalin nga zonat bregdetare apo portet në Iran”.

“Kujdestarët” kryesorë që kjo bllokadë të zbatohet janë shkatërruesit e Marinës së SHBA-së, si ky që shihet në foto, të cilët janë të pajisur me raketa të drejtuara. Një kësi shkatërruesi tipik, sipas ushtrisë amerikane, ka një ekuipazh prej më shumë se 300 marinarësh, të cilët janë të trajnuar për të kryer operacione detare, si sulmuese ashtu edhe mbrojtëse.

adv

LSDM lidh humbjen e Orbanit me rrjetin “autoritare” në Ballkan

0

Sipas LSDM-së, mediat gjermane, me analizat e tyre mbi humbjen e Viktor Orbanit, konfirmojnë tezën e partisë të paraqitur në muajt e fundit.

LSDM vlerëson se rënia e Orbanit nuk është vetëm çështje e brendshme politike në Hungari, por një ngjarje me pasoja të drejtpërdrejta për të gjithë rajonin, veçanërisht për politikanët që, siç deklarojnë ata, ishin nën mbrojtjen e tij – midis tyre Hristijan Mickoski, si dhe Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik, të cilët i përshkruajnë si pjesë të “vëllazërisë autoritare”.

LSDM citon gjithashtu një qëndrim nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, sipas së cilës Orban ka ndërtuar një rrjet qendrash analitike joliberale, mediash dhe partish, me mbështetje financiare dhe politike, e ardhmja e të cilave tani është e pasigurt.

LSDM pretendon se rënia e Orbanit konfirmon ekzistencën e një rrjeti ndikimi, financimi dhe abuzimi me median jashtë standardeve demokratike evropiane, si dhe se “ombrella” mbi Ballkanin që mbronte këtë model politik po mbyllet.

adv

VLEN: Çarshia e Vjetër, zemra e Çairit po rilind pas gjysmë shekulli

0
VLEN në një postim në Facbeook thanë se, Pas më shumë se 50 vjetësh, po nis një projekt historik që rikthen Çarshinë e Vjetër në identitetin e saj autentik dhe e ngre në një nivel të ri zhvillimi. Ky është investimi më i madh i këtij lloji, një ndërhyrje e thellë infrastrukturore në 1.567 m², me standarde moderne dhe vizion afatgjatë.
Po zgjidhen problemet nëntokësore me ujësjellës dhe kanalizim të ri, po ndërtohet rrjet modern elektrik dhe fibër optike, ndërsa rrugicat po marrin frymë të re me gur travertin dhe ndriçim tradicional. Ky investim, me vlerë rreth 29 milionë denarë, përfshin edhe rindërtimin e rrugëve përreth, duke e trajtuar Çarshinë si një tërësi funksionale.
Dikur, zhurma e çekanit ishte ritmi i jetës në këtë Çarshi. Sot, ajo zhurmë po zëvendësohet nga një tjetër jehonë, jehona e zhvillimit, e investimit dhe e rikthimit të krenarisë së Çairit.
Ky projekt u prezantua nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në prani të Zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, duke dëshmuar se VLEN është forcë e veprimit dhe e vizionit për qytetarët. Çairi po zhvillohet. Çarshia po rilind. Ky është hap i madh drejt një të ardhmeje më të gjallë, më ekonomike dhe më autentike, një jehonë që do të mbetet brez pas brezi.
adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale të pakta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 23 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut. Do të fryjë erë juglindore e lehtë deri mesatare. Temperatura minimale do të bjerë në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 22 gradë.

adv

Ahmeti në Tiranë, kundër përdorimit të fesë por me histori deklaratash fetare

0

Kryetari BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij në Samitin e diasporës të mbajtur në Tiranë ka kritikuar organizimin aktual të mërgatës shqiptare.

Me këtë rast ai është kapur për elementin fetar, duke thënë se nuk është kundër objekteve të kultit, por se ata përdoren për të kryer rite fetare, jo për organizime politike, më të mirëfillta që nevojitet.

Kjo, sipas Ahmetit, duheshka të shtrohet si shqetësim për të gjithë ne shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginë dhe Malësi e Madhe, sepse deri në vitin 2001, shqiptarët nuk kanë vepruar në bazë të krahinave, por si tërësi kanë qenë të organizuar.

Pra, është vetë kreu integrist që gjatë ligjërimeve të tij politike ka luajtur me ndenjat fetare.
Kujtojmë deklaratat e tij të bujshme në një prej fushatave elektorale, kur para mbështetësve të tij bëri “hoxhën e katundit”…, apo qëndrimin e tij se nuk lejonte ndryshimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me ndonjë nga datat e tjera, “meqë pikërisht në atë muaj myslimanët ishin të angazhuar me agjërimin e muajit të Ramazanit”!

Gjatë këtij rrugëtimi e politik, atij i dilte punë edhe me besimtarët myslimanë që mbajnë mjekër, ndërsa duke dashur të thumbojë oponentët politik, ai iu qaste shpesh edhe termave kur’anore, duke thënë: “Mos gënje se prap do të dalësh te ura e Siratit, populli njëherë të beson, po për së dyti nuk mund t’ia hedhësh”.

Dhe ajo që duket qartë në të gjithë këto deklarime, është marrja prej Ahmetit në konsideratë e faktit se vota e shqiptarëve vjen dhe nga indicie të forta fetare. Rënia e tij nga pushteti pas 22 vitesh padyshim se flet shumë dhe këtë herë, ishte populli që ia hodhi atij.

adv

Mickoski: Nëse kthehet Nikolla Gruevski nga Hungaria do të shkojë në burg

0

Pas deklaratës së të kryeministrit në ardhje të Hungarisë se do ta deportojë Nikolla Gruevskin, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se nëse azilanti rikthehet nga Budapesti, do të dërgohet direkt në burg.

“Unë nuk kam kurrfarë pritje, por nëse Nikolla Gruevski paraqitet në Maqedoni ai ka vendim të plotfuqishëm dhe ai menjëherë pasi të paraqitet në Maqedoni, normalisht organet e rendit do ta sigurojnë dhe do ta dërgojnë në mbajtje të dënimit me burg”, dekalroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Ndërkohë përgjegjësinë për ekstradimin e Gruevskit, Mickoski e lë në duart e  ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov.

“Nga ajo që jam i njoftuar është se ekziston procedurë nëse personi ka të drejtë të azilit për arsye të caktuara dhe mendoj se për më shumë detaje të drejtoheni te Ministria e Drejtësisë. Unë nuk jam ministër i Drejtësisë, unë jam kryetar i Qeverisë”, theksoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Mandatari i ardhshëm hungarez Peter Magjar, dje paralajmëroi deportimin e Gruevskit duke theksuar se Hungaria nuk do të bëhet strehë për kriminelë të kërkuar ndërkombëtar.

“Hungaria nuk do të jetë strehë për kriminelë ndërkombëtarë. Dhe kjo nuk vlen vetëm për ata, por edhe për zotëri Nikolla Gruevski ish kryeministri maqedonasoverior, i cili gjithashtu është i dënuar”, tha Peter Magjar, TISA.

Ish kryeministri Gruevski është në arrati që nga viti 2018, kur me vendim të plotfuqishëm u dënua me 2 vjet burg për rastin “Tanku”. Ai u arratis në Budapest, ndërsa miku i tij Viktor Orban i dha azil në bazë të pohimeve se është politikisht i përndjekur nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev. Në vitin 2018 Maqedonia dorëzoi kërkesë për ekstradim ndërsa një vit më vonë autoritetet hungareze e refuzuan kërkesën./Alsat.mk.

adv

Arabia Saudite i bën presion SHBA-së të heqe bllokadën në Ngushticën e Hormuzit

0

Arabia Saudite po i bën presion SHBA-së që të ndërpresë bllokadën e Ngushticës së Hormuzit dhe të kthehet në bisedime me Iranin, raportoi sot “Wall Street Journal”, duke cituar zyrtarë rajonalë, transmeton Anadolu.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi bllokadë detare të Ngushticës së Hormuzit, e cila hyri në fuqi të hënën.

Bllokada erdhi pasi Washingtoni dhe Teherani nuk arritën marrëveshje në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, në fundjavë gjatë bisedimeve që ishin pjesë e përpjekjeve më të gjera për t’i dhënë fund ofensivës së SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit që ka vrarë më shumë se 1.400 njerëz që nga 28 shkurti. Bisedimet pasuan një armëpushim dyjavor.

Arabia Saudite ka frikë se bllokada e Trumpit mund ta çojë Iranin në përshkallëzim dhe të prishë rrugë të tjera të rëndësishme të transportit detar. Irani mund të hakmerret duke mbyllur Bab al-Mandebin, një pikë bllokimi në Detin e Kuq, thelbësore për eksportet e mbetura të naftës së Mbretërisë, theksohet më tej.

“Shtetet e Gjirit nuk duan që lufta të përfundojë me Iranin në kontroll të Ngushticës së Hormuzit, shpëtimit të tyre ekonomik. Por, disa, përfshirë Arabinë Saudite, po i bëjnë presion SHBA-së që ta zgjidhë çështjen në tryezën e negociatave dhe po përpiqen të rifillojnë bisedimet”, shtoi raporti.

Në lajm thuhet se pavarësisht “vijës së ashpër publike” nga të dyja palët, SHBA-ja dhe Irani “po angazhohen në mënyrë aktive me ndërmjetës dhe janë të hapur për bisedime nëse secila tregon fleksibilitet të mjaftueshëm”.

adv

Irani: Dëmet nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit vlerësohen në rreth 270 miliardë dollarë

0

Dëmet nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit vlerësohen në rreth 270 miliardë dollarë, tha zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, duke iu referuar vlerësimeve paraprake, transmeton Anadolu.

“Një nga çështjet që ekipi ynë negociues po ndjek dhe që u trajtua edhe në bisedimet në Islamabad, është çështja e reparacioneve të luftës”, tha Mohajerani për agjencinë ruse “RIA Novosti”, sipas agjencisë gjysmë-zyrtare iraniane “Tasnim”.

“Shifra prej 270 miliardë dollarësh nuk është përfundimtare. Dëmet zakonisht duhet të shqyrtohen në disa nivele”, theksoi ajo.

Përshkallëzimi rajonal i armiqësive erdhi pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë dhe plagosur mijëra persona.

Teherani nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit, Irakut, Jordanisë dhe vendeve të Gjirit që strehojnë mjete ushtarake amerikane, përpara se javën e kaluar të shpallej një armëpushim dyjavor.

Delegacionet iraniane dhe amerikane përfunduan 21 orë bisedime në Islamabad, Pakistan, herët të dielën, pa arritur marrëveshje.

adv

Katari: Zgjidhja për krizën e Ngushticës së Hormuzit “duhet të jetë rajonale”

0

Katari tha të martën se çdo zgjidhje për krizën që rrethon Ngushticën e Hormuzit “duhet të jetë rajonale”, me pjesëmarrjen e shteteve bregdetare dhe atyre që varen nga rruga ujore, transmeton Anadolu.

“Të gjithë duhet të punojnë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë çështje”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, në deklaratat e transmetuara nga televizioni katarian Al Jazeera.

“Siguria e Ngushticës së Hormuzit nuk duhet të kërcënohet nga asnjë palë dhe nuk duhet të ketë parakushte për rihapjen e saj”, shtoi ai.

“Gjuha e kërcënimeve është e papranueshme dhe ne i trajtojmë të gjitha kërcënimet në një mënyrë që siguron sigurinë e vendit tonë”, tha zëdhënësi.

Ai theksoi se nuk ka pasur “asnjë problem” në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit, duke vënë në dukje se pasojat e mbylljes së saj shkojnë përtej tregjeve të energjisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, tha se armëpushimi midis Iranit dhe SHBA-së “duhet të vazhdojë”, duke shtuar se fokusi tani është në konsolidimin e armëpushimit.

Duke bërë thirrje për zgjidhjen e krizave përmes dialogut, ai shprehu mbështetjen e Dohas për përpjekjet e Libanit për të ulur përshkallëzimin dhe për t’i dhënë fund luftës izraelite atje.

Armiqësitë rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë dhe plagosur mijëra njerëz.

Teherani nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit, Irakut, Jordanisë dhe vendeve të Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane dhe kufizoi kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit përpara se të shpallej një armëpushim dyjavor javën e kaluar.

SHBA-ja dhe Irani zhvilluan bisedime të rralla të drejtpërdrejta në Islamabad të Pakistanit, të shtunën, me qëllim përfundimin e konfliktit të tyre, por bisedimet përfunduan të dielën në mëngjes pa ndonjë marrëveshje.

adv